Nuk japim afate, presim rezultate. Çdo përpjekje për të ushtruar presion ndaj Bullgarisë në lidhje me Maqedoninë e Veriut është kundërproduktive, çon në një vonesë të procesit dhe kjo duhet të kuptohet nga të gjithë. Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev para gazetarëve bullgarë në Bruksel, ku mbërriti për të marrë pjesë në Samitin BE - Partneriteti Lindor dhe në mbledhjen eKëshillit Evropian më 16 dhjetor. “Deri më tani, në të gjitha Këshillat që nga maji, kam folur me të gjithë liderët evropianë dhe drejtuesit e institucioneve evropiane për këtë temë. Dua t’i falënderoj, sepse për herë të dytë këtë vit çështja e zgjerimit është jashtë rendit të ditës. “Partnerët tanë më në fund e kuptuan se ku është problemi i vërtetë”, tha Radev.
Ai tha se problemi e kapërceu nocionin e një mosmarrëveshje historike midis dy vendeve fqinje dhe preku “themelet, vlerat dhe parimet e BE-së - të drejtat e njeriut dhe mosdiskriminimin”.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..