Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita me kopje të ikonave bullgare nga shekulli i XV-të deri në shekullin e XVIII-të prezantohet në Berlin

4
Foto: facebook/dobrina.art.1

55 ikona bullgare të pikturuara në stilin e shkollave të vjetra të zografëve paraqes Instituti Kulturor Bullgar në Berlin në prag të Festave të Krishtlindjeve. Autore e ekspozitës tematike është piktorja Dobrina Badallova, e cila krijon kopje ikonash duke respektuar rreptësisht kanunin ortodoks lindor. Në koleksion janë të përfshira edhe miniatura kishtare, disa imazhe origjinale dhe kopje të veprave kanonike të zografëve nga shekujt XV - XVI të cilët nuk janë të paraqitura deri tashti. Në ekspozitën udhëtuese autorja prezanton dhe vepra të shquara nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Një detaj interesant në punën e saj është se ajo jo vetëm që i përmbahet teknologjisë së shfrytëzuar nga zografët e vjetër, por imiton përkushtimin, asketizmin, vetminë e tyre shpirtërore.

Dobrinka Badallova

Dobrinka Badallova lindi në qytetin Gabrovo (Bullgari Qendrore). U diplomua në pikturim ikonash në Fakultetin Teologjik të Universitetit “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në qytetin Veliko Tërnovo. Si ikonografe është nxënëse e Prof. Ljuben Prashkov. Nga viti 1996 deri në vitin 2005 jetonte dhe punonte në Bratislavë. Në  vitin 2005 u kthye në atdhe dhe tani punon në Sofje.

Dobrinka Badallova ka 8 ekspozita me vete. Ikonat e saj ishin pjesë të ekspozitave kolektive në Bratislavë, Londër, Beograd, Vjenë, Budapest, dhe tani në Berlin.

Ekspozita me ikonat e piktores Dobrinka Badallova në kryeqytetin gjerman mund të shihen nga 16 dhjetori 2021 deri më 30 janar 2022, dhe hyrja është falas.

Përpilues: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: facebook/dobrina.art.1



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Vivia Niki dhe projekti i saj i ri unik artistik

Artistja dhe arkitektja bullgare, Vivia Niki, prezantoi veprën e saj të re land art – një qiri gjigant tre-dimensional, i vizatuar në një livadh mes pyjeve të malit Pllana, i cili duket sikur lëviz dhe merr jetë vetëm nga një kënd i caktuar, kur shihet nga..

botuar më 25-11-16 7.15.PD

Nata e Teatrove në 11 qytete të Bullgarisë

Teatrot në Bullgari tashmë po i numërojnë orët deri në ngritjen e perdes së edicionit të 13-të të Natës së Teatrove. Mbrëmja emocionuese do t’i shndërrojë skenat në 11 qytete bullgare në një festë të vërtetë të artit. Këtë vit iniciativa vjen me..

botuar më 25-11-15 8.15.PD

Në Riga prezantohet një ekspozitë me rastin e 140-vjetorit të Bashkimit të Bullgarisë

Në kryeqytetin e Letonisë, Riga, është paraqitur një ekspozitë e posaçme e dedikuar 140-vjetorit të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore. “Mënyra më fisnike” është motoja e Bashkimit të Bullgarisë në vitin 1885, i cili u..

botuar më 25-11-11 8.00.MD