Kryeministri Kirill Petkov bisedoi në telefon me sekretarin e shtetit të ShBA-së Antëni Blinken. Ai e uroi Petkovin për formimin e suksesshëm të qeverisë së re. Blinken shprehu mbështetjen e ShBA-së për prioritetet e kabinetit të ri për superioritetin e ligjit dhe për reforma në luftimin e korrupsionit, si dhe për diversifikim dhe pavarësi më të madhe energjetike.
“Sekretari i shtetit shprehu mirënjohjen e ShBA-së ndaj Bullgarisë si një aleate dhe partnere e besueshme. Blinken ripohoi dëshirën e ShBA-së për të zgjeruar partneritetin me vendin tonë në fusha të reja si burimet e energjisë pa karbon, modernizimi i mbrojtjes, siguria e rrjeteve 5G dhe çështje të tjera rajonale”, njoftoi Këshilli i Ministrave.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..