Filloi votimi për “Pemë me rrënjë 2021”, që do të zgjasë një muaj online deri më 14 janar, në internet faqen e fondacionit “EkoObshtnost” /EkoBashkësi/ - organizator i konkursit. Iniciativa zhvillohet çdo vit që nga viti 2010 dhe kërkon pemë, të cilat ne i duam, i vlerësojmë dhe i nderojmë, sepse me to na lidhin ngjarje të paharrueshme personale, legjenda vendase ose histori.
Sivjet për të marrë pjesë në konkurs janë marrë 23 propozime, mes të cilave dominojnë pemët shekullore. 10 janë finalistët, midis të cilëve do të zgjidhet mbajtësi i titullit “Pamë me rrënjë” për vitin 2021. Një juri zgjodhi dhe të tre finalistët për kategorinë shtesë “Pemët shekullore flasin”. Ndër pretenduesit për titullin për herë të parë është lisi i panjave nga zona Bjuljuka, fshati Skobelevo, bashkia Dimitrovgrad. Pema e manit shekullor ka po kështu historitë e saj emocionuese në fshatin Voden, bashkia Dimitrovgrad, rreth së cilës gjatë viteve 80 është rikrijuar tradita lidhur me festimin e Shën Gjergjit. Një pretendues tjetër është dushku me qime tek fshati Breznishki Izvor, fuqinë mrekullibërëse dhe shëruese të të cilit vendasit ia rekomandojnë kujtdo që kërkon shërim.
Pema e dashur e Bullgarisë për vitin 2021 do ta prezantojë vendin tonë në edicionin evropian të iniciativës, që do të zhvillohet gjatë muajit shkurt mot.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...