Sot është Dita e Shën Stefanit, një nga dhjakët (priftërinjtë) e parë në kohën e krishterimit të hershëm. Ai konsiderohet si martiri i parë i krishterë. Duke jetuar në shekullin e parë, i dënuar për besimin e tij të krishterë, ai u vra me gurë "nga duart e njerëzve të paligjshëm", siç thuhet në troparin, që interpretohet në këtë ditë. Duke shkuar te Zoti, përsëri sipas tekstit kishtar, shenjtori tha: "O Zot, mos e respekto këtë mëkat!".
Në traditën popullore në Ditën e Shën Stefanit nuk ka rituale speciale. Pavarësisht nga kjo, Dita e Shën Stefanit shënohet me një tavolinë festive, të detyrueshme për ata të cilët festojnë ditën emrit.
U urojmë të gjithëve një festë të bukur dhe të paharrueshme!
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Doktori bullgar Ivan Seliminski (1799 – 1866) dhe shqiptari Naum Veqilharxhi (1797 – 1846) kanë një fat të përbashkët historik – të dy janë rilindës të shquar dhe luftëtarë për kulturën dhe lirinë kombëtare. Zgjedha e rëndë e robërisë i detyroi ata të..
Lart në kanionin e lumit Rusenski Llom fshihet një nga qendrat shpirtërore më mbresëlënëse të Bullgarisë. Bëhet fjalë për një kompleks me dhjetëra qeli shkëmbore, kapela dhe kisha të gdhendura në të dy anët e lumit , të cilat u krijuan që në..
Disa ditë më parë, arkeologët zbuluan një pjesë të infrastrukturës komplekse nëntokësore që i shërbente banjave romake të Raciaria-s - një nga qytetet më të rëndësishme antike në Veriperëndimin bullgar, i cili u ngrit në shekullin e parë në zonën e..