Nga e hëna, 20 dhjetor, të gjithë shtetasit bullgarë dhe personat me status të përhershëm, afatgjatë ose të vazhdueshëm në Bullgari, të vaksinuar jashtë vendit, mund të marrin një dozë përforcuese të vaksinës Covid-19 në vend dhe t'u lëshohet një certifikatë digjitale e BE-së për Covid për një dozë përforcuese kundër Covid-19.
Ky funksionalitet i sistemit është krijuar nga Shërbimi Informativ, Sh.A., me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë. Ata që dëshirojnë të marrin dozën përforcuese do të duhet të japin një dokument zyrtar që vërteton përfundimin e ciklit të vaksinimit në një vend tjetër.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..