Në Ditën e Shën Ignat Hyjmbajtësit nuk punohet dhe nuk është mirë të largoheni nga shtëpia. Sigurisht, shumica prej nesh nuk mund ta respektojnë këtë, por sa u përket ndalesave të tjera, ato janë plotësisht të realizueshme - nuk jepen hua, asgjë nuk merret nga shtëpia dhe kur shkojmë në shtëpi ose kudo, duhet të mbajmë diçka në duar. Edhe më e rëndësishme është që të kemi mendime dhe dëshira të mira në shpirtin tonë.
Sipas përfytyrimeve popullore bullgare, Dita e Shën Ignat Hyjmbajtësit shënon fillimin e Vitit të Ri, prandaj emërtohet Viti i Ri, Dita e Re.
Më 20 dhjetor, kisha përkujton martirin Ignat Hyjmbajtësi, fëmijën të cilin Zoti e mori në krahë, ua tregoi apostujve dhe u tha: "Nëse nuk ktheheni dhe nuk bëheni fëmijë, nuk do të hyni në mbretërinë qiellore.”
Dita e Shën Ignat Hyjmbajtësit është një nga ditët më të rëndësishme në kalendarin popullor, këtë ditë kryhen rituale të ndryshme për tërheqjen e fuqive të mira. Besimi më i përhapur është lidhur me të ashtuquajturin “Pollaznik” - ky është njeriu i parë që hyn në shtëpi. Ai duhet të jetë i pasur, të ketë një familje të mirë, të jetë i shëndetshëm dhe me fat.Dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë në Ditën e Shën Ignat Hjymbajtësit. Ky është një motiv i zakonshëm në këngët popullore. Në këtë ditë për herë të parë mblidhen grupet e kolendarëve, ata e zgjedhin drejtuesin e tyre, fillon trajnimi i të rinjve, të cilët për herë të parë do të marrin pjesë në xhiron rituale të fshatit. Ata kujtojnë këngët dhe urimet që bëhen gjatë natës me të gdhirë Krishtlindjet.
“Mundohej Nëna e Zotit nga Dita e Shën Ignat Hjymbajtësit e deri në Krishtlindje” është kënga që zgjodhëm për ju. Ajo tregon se si Nëna e Zotit lindi Zotin e Ri në prag të Krishtlindjeve.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në vitin 1952, me iniciativën e Georgi Bojaxhiev – redaktor përgjegjës i redaksisë "Muzika Popullore" në BNR, u krijua Ansambli për këngë popullore i Radios Bullgare. Në thelb të përbërjes ishte grupi i njohur nga Ugërçini, i udhëhequr nga Cvjatko..
Gjatë afërsisht dy viteve të ekzistencës së tij, grupi JazzBoree u bë i njohur për stilin e tij origjinal. Vetë emri i formacionit flet për simbiozën midis xhazit dhe folklorit, kryesisht bullgar. Pianisti Boris Petkov aranzhon si këngë popullore..
Dy këngëtarë të rinj - Todor Gaxhallov dhe Teodora Conçeva - bashkojnë forcat e tyre krijuese në një këngë duet. Në "Askush nuk puth si ti", përveçse janë interpretues, ata janë edhe autorë të muzikës dhe tekstit, aranzhimi është nga Todor...
Nga 27 deri më 29 qershor, Pllaja Devetashko dhe fshatrat e rajonit janë shndërruar në skenën e festivalit "Xhazi nën Yje". Edicioni i..