Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Xhazi nën yje" në Pllajën Devetashko: Muzikë, natyrë dhe magji për herë të njëmbëdhjetë

Foto: Xhazi nën yje në Pllajën Devetashko (arkiv)

Nga 27 deri më 29 qershor, Pllaja Devetashko dhe fshatrat e rajonit janë shndërruar në skenën e festivalit "Xhazi nën Yje". Edicioni i njëmbëdhjetë i një prej ngjarjeve muzikore më poetike në vendin tonë filloi të premten në mbrëmje, 27 qershor, në Mullirin e Vjetër në fshatin Kërpaçevo me një koncert nga Angell Zaberski Trio, i ndjekur nga një jam sesion me Vasill Spasov dhe muzikantët e tij.

Më 28 qershor, ngjarjet zhvillohen paralelisht në disa skena. Kulmi i vërtetë, megjithatë, do të vijë në mbrëmje pranë shpellës Garvanica - një sallë akustike natyrore që organizatorët e përshkruajnë si "zemra e festivalit". Do të ketë një procesion Dixieland, si dhe një koncert të madh me disa nga muzikantët tanë më të famshëm të xhazit.


29 qershori, dita e fundit, i kushtohet fëmijëve me "Xhaz për Fëmijë". Festivali, i organizuar nga Shoqata e Pllajës Devetashko, është falas dhe i hapur për të gjithë. Brenda 11 vitesh, eventi ka arritur ta bëjë rajonin një destinacion turistik dhe vizitat janë rritur nga zeroja në mbi 200 000 në vit, thonë organizatorët.


Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Facebook/Foto: Xhazi nën yje në Pllajën Devetashko (arkiv)


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Opera e Varnës me shfaqjen e parë bullgare të "Rusalka" nga Antonín Dvořák

Një ngjarje e jashtëzakonshme muzikore pritet më 20 gusht në Varna. Në kuadrin e festivalit "Opera në Teatrin Veror", për herë të parë jo vetëm në historinë e saj 78-vjeçare, por edhe në historinë e teatrit bullgar të operës, Opera e Varnës do..

botuar më 25-08-18 3.45.MD

"MÓMA (REMIX)"

Në jetën muzikore, vera është sezoni i emocioneve të klubeve, prandaj është edhe veçanërisht i përshtatshëm për realizimin e remikseve. Pas versionit origjinal audio të këngës “MÓMA”, Preja na sjell edhe një remix të kësaj kënge. Ai është punë e..

botuar më 25-08-18 7.30.PD

Spektakli unik “Zë dhe dritë” – për herë të parë me muzikë live

Spektakli unik në Ballkan, por edhe në Evropë, “Zë dhe dritë”, i cili rikrijon momente të rëndësishme nga historia bullgare në sfondin e mbetjeve shekullore të epokave heroike në kryeqytetin e vjetër Veliko Tërnovo, feston 40-vjetorin. Me këtë rast..

botuar më 25-08-17 7.00.PD