Maria Bakallova, e cila u nominua për Oskar në vitin 2021, zuri vendin e parë në listën Top 70 të bullgarëve me ndikim më të madh në show biznesin, të përpiluar nga edicioni bullgar i revistës "Forbes".
Viti i Maria Bakalovës! Kampionja kategorike në renditjen e Top 70 për vitin 2021 arriti majat të cilat asnjë bullgar nuk i ka afruar. Roli i saj në produksionin e Hollivud-it "Borat 2" i siguroi asaj nominimet për Oskar, "Globin e artë", BAFTA-n, si dhe Çmimin “Zgjedhja e Kritikëve”, vë në dukje gazeta.
Maria Bakallova po vazhdon të marrë pjesë edhe në filmat bullgarë. Gjatë këtij viti adhuruesit e kinemasë patën mundësinë për të shijuar dy filma, me pjesëmarrjen e aktores: "Si për herë të fundit" dhe "Gratë vërtet qajnë", që pati premierë në Festivalin e Filmit në Kanë. Aktorja mori një “Askeer” nderi për ambasadore të aktrimit bullgar.Filmi i shkurtër i vizatuar "Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev (Theodore Ushev) fitoi çmimin për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Pekin. Animatori njoftoi lajmin në profilin e tij në Facebook. Filmi u vlerësua së bashku me disa..
Filmi “Made in EU” i regjisorit Stefan Komandarev fitoi Çmimin e Madh të Publikut në edicionin e 63-të të Festivalit të Filmit në Hihon të Spanjës. Filmi triumfoi në konkurrencë me 95 tituj, njofton BTA. “Brenda pak ditësh fituam çmimin e kritikës..
Të premten e tretë të nëntorit, me iniciativën e Fondacionit të Leximit, në Bullgari organizohet edicioni i tretë i Ditës Kombëtare të Leximit nën moton: "Lexoni. Vërtet". Sipas të dhënave nga studimi ndërkombëtar PISA2022 i OECD-së, 53% e..