Për shkak të rritjes së çmimit të energjisë në bursë, bizneset do të marrin kompensim nga shteti si për dhjetorin ashtu edhe për tremujorin e parë të Vitit të Ri, tha Ministri i Energjetikës Aleksandër Nikollov. Firmat, kontratat afatgjata të të cilave bazohen në të paktën 185 leva (95 euro) për megavat-orë do të kompensohen me 75 për qind të diferencës ndërmjet çmimit të parashikuar dhe atij të bursës, por jo më shumë se 30 për qind të çmimit real. Parashikohet edhe kompensimi për ngrohje qendrore për shkak të rritjes së çmimit të gazit natyror. Masat e shpallura duhet të miratohen edhe nga Komisioni Evropian, i cili do të vlerësojë nëse ndihma nuk është në kundërshtim me rregullat e konkurrencës.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..