1883 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit ose 117 më pak se një ditë më parë. 79.5 për qind e të sapo infektuarve nuk kanë vaksina. 5 për qind janë mostrat pozitive nga 35 809 testet e kryera, sipas portalit coronavirus.bg.
Pacientët e regjistruar aktivë janë 95868. Të shtruarit në spitale ulën deri në 4300 pacientë. 493 persona janë në terapi intensive. 424 u pranuan rishtazi në spitale. 85 për qind e tyre nuk janë të imunizuar kundër koronavirusit.
Në 24 orët e fundit vdiqën 65 persona me Covid të konfirmuar. 56 prej tyre nuk kishin vaksina. U shëruan 1778 të infektuar.
Të martën u dhanë 19 003 vaksina. 1 884 528 persona kanë përfunduar imunizimin. Me një dozë të tretë, janë 236 134 persona.
Tashmë 10 rrethe në vend janë në zonën e verdhë të sëmundshmërisë me më pak se 250 të infektuar në 100 mijë persona në 14 ditët e fundit. Vetëm rrethi i qytetit Karxhali është në zonën e gjelbër.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..