Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

SHBA: “Pasaportat e arta” janë pengesë për regjimin pa viza për bullgarët

Foto: arkiv

Shtetet e Bashkuara kanë ngritur çështjen e lëshimit të të ashtuquajturave "pasaporta të arta" në bisedimet për heqjen e vizave për shtetasit e Bullgarisë, Rumanisë dhe Qipros, thuhet në një raport të Komisionit Evropian mbi përparimin e negociatave.

Sipas të dhënave të fundit të paraqitura, përqindja e refuzimeve të vizave për në Shtetet e Bashkuara për qytetarët bullgarë po rritet sërish, pasi në vitin 2019 për herë të parë ra nën 10% të numrit të përgjithshëm të aplikimeve.

Të dhënat e fundit të vitit 2020 tregojnë se kjo përqindje rritet në 12,52% për vendin tonë. Informacioni i përket korrespondentes së Radios Kombëtare Bullgare në Bruksel, Angelina Piskova.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kuzhina bullgare hyri në top 15 të Evropës

Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas, njoftoi BNR Varna. Renditja bëhet çdo vit në bazë të vlerësimit nga përdoruesit e faqes. Bullgaria..

botuar më 24-06-24 1.25.MD

Dhurata e Rrëshajëve është jetë e bollshme

Të dielën e tetë pas Ngjalljes së Krishtit, ne kremtojmë një nga festat më të rëndësishme për mësimin e krishterë, Rrëshajën. Në këtë ditë, Fryma e Shenjtë - Personi i Tretë i Trinisë së Shenjtë - zbret në tokë për t'iu shfaqur dymbëdhjetë apostujve,..

botuar më 24-06-23 6.10.PD

Ditët e jogës mbledhin adhurues të praktikave shpirtërore në Bullgari

Për të dhjetën vit radhazi në ditët rreth 21 qershorit, shumë vende të botës festojnë festivalin e jogës. Në Bullgari, nga 15 deri më 23 qershor, 44 vendbanime, duke përfshirë qytetet më të mëdha - Sofje, Plovdiv, Stara Zagora, Burgas, Varna, Ruse,..

botuar më 24-06-22 9.10.PD