Për të 17-in vit radhazi, mensa shoqërore pranë kishës “Fjetja e Hyjlindëses Mëri” në qytetin e Kërxhalit(Bullgari Jugore) është gati të mirëpresë të eturit dhe të uriturit, të zhveshurit dhe të zbathurit dhe t'u ofrojë atyre rehati dhe ushqim të ngrohtë në festën më të ndritshme të Krishtlindjeve.
“Kur filluam dhe deri para një apo dy vitesh, mesatarisht 120 veta vinin tek ne, por gradualisht numri i tyre u zvogëlua dhe aktualisht numri i atyre në nevojë është rreth 60”, tha Ati Bojan Sarëev nga kisha për BNR- Kërxhali. Ne i kemi ndihmuar të gjithë ata që kanë trokitur në derën tonë për ndihmë, pavarësisht nga feja që kanë, kombësia, mosha apo problemet e tyre, shtoi prifti.

“Desha të uroj që dëgjuesit tuaj të mos fokusohen aq shumë në natyrën materiale të festës, në atë që do të vendosin në tryezën e tyre dhe çfarë dhuratash do të shkëmbejnë, por t'i kushtojnë më shumë vëmendje natyrës shpirtërore të Krishtlindjeve. Më e rëndësishmja është se këtë ditë ka lindur Krishti, se Zoti na ka treguar mëshirën e Tij të madhe dhe e ka dërguar djalin e tij të parëlindur këtu në Tokë dhe se kushdo që beson në Të do të ketë jetë të përjetshme!”
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..
Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..