Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bekime të kolendarëve për shëndet, bereqet dhe mirësi

Foto: arkiv

Tingulli magjik i gajdes, ritmi pushtues i këngëve të kolendarëve, forca e urimeve të Krishtlindjeve – e gjitha kjo është pjesë e riteve për mbrojtjen e komunitetit, për sigurimin e shëndetit dhe mirëqenies. Edhe rrethi që bëjnë duke shëtitur nëpër vendbanimin grupet e burrave natën e Lindjes së Krishtit. Ja përse kolendarët priteshin si miq të shtrenjtë, ndërsa njerëzit besuan, se fatmira nuk do të hyjë në shtëpi në të cilën nuk tingëlluan këngët dhe bekimet e tyre.

Në një farë kuptimi zakoni është ende i gjallë në vendin tonë, sidomos aty ku kujtimi për të është i ruajtur prej kohësh dhe pothuajse të gjithë në vendbanim e  njohin njeri-tjetrin. Ndryshe është në qytetin e madh, doemos edhe jashtë kufijve të Bullgarisë, ku bashkatdhetarët tanë në një mënyrë të vet respektojnë traditat. Për të gjithë miq të Radio Bullgarisë zgjodhëm disa këngë autentike të kolendarëve për të pritur “miq të mirë kolendarë”.

Për hambarët plot me grurë Ditën e Shën Pjetrit (29 qershor), për shporta plot me vile rrushi Ditën e Lartësimit të Kryqit të Nderuar (14 shtator), për fuçi plot verë dhe vatha plot qengj bekojnë kolendarët nga fshati Shtrëkllevo, rajoni i qytetit Ruse. Kjo këngë interpretohet për mirëqenien e të gjithëve në shtëpi. Teksti  tregon se si lavdërohen ara e rrafshët, hardhia e bardhë dhe delja rudë, se do t’i shpërblejnë bujqit me grurë, verë shkëlqyese, rrush të ëmbël, vatha të plota.

Kolendarët kanë urime për secilin nga shtëpia. Kënga “Bie zilja me zë të kthjellët” është për nusen e re:

“Bie një zile e kthjellët, Kolade, Kolade le.

Nuk ishte një zile, ishte një nuse e re...

Ty të këndojmë Kolade, Kolade le, nuse e re.

Ty të këndojmë, Zotin lavdërojmë!”

“Shën Pjetri mbjell hardhi, Shën Pjetri dhe Shën Dhimitri...”. Në mes të vreshtit – qershi, nga qershia shenjtorët tkurren një kovë, të cilën e mbushin me verë. Sipër  verës - shkumë e artë. Një skifter nga qielli rrëmben shkumën e artë për ta çuar te mjeshtrit - për të bërë tre gota. Gota e parë për Nënën e Zotit, gota e dytë për Shën Vasilin, gota e tretë për Shën Joanin… Kjo këngë nga krahina e qytetit Sliven mburr disa prej shenjtorëve mbrojtës, si dhe Hyjlindësja e cila shpesh lavdërohet në këngët e kolendarëve.

Kolendarët priten bujarisht me verë, kulaçe, fruta të thata... Nikoqirët u dhurojnë ëmbëlsira, mish, salsiçe…

Të gjitha urimet e mira të Krishtlindjeve qofshin tek ju dhe të dashurit tuaj, në shtëpitë dhe zemrat tuaja, të dashur miq të Radio Bullgarisë!

Gëzuar Festat dhe Gëzuar Krishtlindjet!

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali “Surva” me kukerët do të vizitojë Sofjen më 5 janar

Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na ringjall! Për të tretin vit radhazi, banorët e Sofjes dhe të ftuarit e kryeqytetit do të mund të..

botuar më 25-01-04 6.00.PD

Në zakonin "Pо́le, pо́le" ndërthuren besimi i krishterë dhe traditat pagane të bullgarëve besarabianë

Duke u zhvendosur në Besarabi më shumë se dy shekuj më parë, bullgarët morën me vete një pjesë të ritualeve tona të pasura. Në atdheun e tyre të ri, disa zakone u modifikuan nën ndikimin e traditave vendase, të tjera u zhdukën, ndërsa disa të tjera u..

botuar më 25-01-01 7.00.PD

Fatin e Vitit të Ri e gjejmë te buka, arrat apo... një enë me unaza

Dita e parë e janarit është e mbushur me shumë emocione, pritje dhe gëzime të shoqëruara me shpresën për një vit të bekuar në të cilin çdo pjesëtar i familjes do të jetë i shëndetshëm dhe do të arrijë ëndrrat e tij. Në kalendarin bullgar të festave, 1..

botuar më 24-12-31 6.50.MD