Kolendarët nga qyteti Sliven (Bullgaria Juglindore) dërguan një urim virtual për bullgarët në mbarë botën, njoftoi BTA. Për të dytin vit radhazi, iniciatorët e Fondit të Donacioneve Publike - Sliven dërgojnë "Bekimi i Krishtlindjeve nga Sliveni për bullgarët në mbarë botën", për të arritur miqtë dhe të afërmit, pavarësisht se në cilën pjesë të botës ndodhen. Me urimet për shëndet dhe prosperitet, organizatorët shpresojnë të promovojnë folklorin e rajonit Sliven. Në të gjitha fshatrat ende ka grupe kolendarësh që ruajnë traditat bullgare dhe qëllimi i ritualit të kolendarëve është të mbrojë njerëzit nga e keqja, të urojë pjellori dhe gjithashtu të parashikojë të ardhmen e pronarëve të shtëpive.
Ideja për bekimin virtual lindi për shkak të pandemisë dhe pamundësisë së kolendarëve për të kaluar nëpër shtëpi, si dhe për shkak të shumë bullgarëve që jetojnë jashtë vendit, të detyruar të festojnë larg familjes dhe miqve. Prandaj Fondi i Donacioneve Publike - Sliven u ofroi vatrave të kulturës në rajon që të dërgojnë video me performanca të grupeve të tyre të kolendarëve.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..