Kolendarët nga qyteti Sliven (Bullgaria Juglindore) dërguan një urim virtual për bullgarët në mbarë botën, njoftoi BTA. Për të dytin vit radhazi, iniciatorët e Fondit të Donacioneve Publike - Sliven dërgojnë "Bekimi i Krishtlindjeve nga Sliveni për bullgarët në mbarë botën", për të arritur miqtë dhe të afërmit, pavarësisht se në cilën pjesë të botës ndodhen. Me urimet për shëndet dhe prosperitet, organizatorët shpresojnë të promovojnë folklorin e rajonit Sliven. Në të gjitha fshatrat ende ka grupe kolendarësh që ruajnë traditat bullgare dhe qëllimi i ritualit të kolendarëve është të mbrojë njerëzit nga e keqja, të urojë pjellori dhe gjithashtu të parashikojë të ardhmen e pronarëve të shtëpive.
Ideja për bekimin virtual lindi për shkak të pandemisë dhe pamundësisë së kolendarëve për të kaluar nëpër shtëpi, si dhe për shkak të shumë bullgarëve që jetojnë jashtë vendit, të detyruar të festojnë larg familjes dhe miqve. Prandaj Fondi i Donacioneve Publike - Sliven u ofroi vatrave të kulturës në rajon që të dërgojnë video me performanca të grupeve të tyre të kolendarëve.Bullgaria, Greqia dhe Rumania janë gati me një memorandum për bashkëpunim në projekte të reja transporti, deklaroi komisioneri evropian grek për transport dhe turizëm, Apostolos Xixikostas. Ai theksoi se në nëntor, në Bruksel, do të nënshkruhet një..
Zëvendësministri i jashtëm rus, Aleksandër Grushko, deklaroi se Moska nuk ka zhvilluar bisedime për fluturimin e mundshëm të avionit presidencial të Vlladimir Putinit mbi Poloninë, Rumaninë dhe Bullgarinë drejt Budapestit. “Është ende herët për..
Spiunë rusë dhe grupe humanitare ekstremisht të majta po bashkëpunojnë me trafikantët e qenieve njerëzore për të përmbytur Evropën me emigrantë të paligjshëm, shkruan gazeta “The Times”, duke cituar ministrin e brendshëm bullgar Daniell Mitov. Ai tha..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mëngjes, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende të ulëta dhe..
Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për..
Nuk ka demokraci dhe liri pa liri të fjalës dhe pluralizëm . Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në hapjen e Konferencës Vjetore të Shoqatës..