Për më shumë se një shekull, në Natën e Buzmit dhe në ditën e Krishtlindjeve, kolendarët në Jamboll kërcejnë në ritmin e një valleje të bukur të quajtur “Bueneku i Kolendarëve”. Tradita është unike në Bullgari dhe prej vitesh ka tërhequr interesin e etnografëve dhe historianëve vendas. Vallja e ka zanafillën në lagjen më të vjetër të Jambollit “Kargon” dhe është mbrojtur nga Bashkia e Jambollit përpara Zyrës së Patentave, si një markë tregtare e Jambollit.
Këngëtarët janë të veshur me pantallona ushtarake, një këmishë të bardhë, një jelek, çizme me shpore dhe një kapele lëkure të zbukuruar me kokoshka dhe degëza prej bushi. Së bashku ata performojnë në një sinkron të plotë kërcimin e bukur në një vijë të drejtë, duke rrahur këmbët dhe duke goditur çizmet. Dëgjohet zhurma nga përplasja e shporeve dhe britmat e tyre miqësore. Vallja “buenek” është huazuar nga vallet e llazareve dhe është përshtatur në mënyrë shtesë për performancën e meshkujve.
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..