Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Patriku Neofit bekoi bullgarët për festën e madhe të krishterë të Lindjes së Krishtit

| rinovuar më 21-12-25 2.54.MD
Patriku Neofit
Foto: BGNES

Në të gjitha kishat e vendit u shërbyen mesha të shenjta solemne kushtuar Lindjes së Krishtit. Në katedralen “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje Patriku Neofit bekoi bullgarët dhe i uroi për festën e madhe të krishterë.

Ai u bëri thirrje besimtarëve që të mos tundohen nga joshjet e botës dhe të mos lejojnë që besimi i tyre të shkatërrohet. “Vuajtjet, dhimbja dhe pikëllimi, që janë ende sot rreth nesh, të mos na bëjnë të dyshojmë në të vërtetën e fjalëve të Zotit, por në çdo sprovë të shohim një mundësi për të imituar Krishtin në shfaqjen e asaj dashurie për të afërmit që Ai vetë na tregon”, shtoi patriarku.

“Në sprovën e pandemisë, ne jemi dëshmitarë të kaq shumë pikëllimit dhe dhimbjes nga jeta të panumërta njerëzore të humbura para kohe. Të jemi të urtë dhe të mirë, të lutemi për mjekët dhe për të gjithë ata që luftojnë për shëndetin dhe ruajtjen e jetës njerëzore. Zoti i forcoftë!”, tha Patriarku Neofit.

Në mesazhin e Krishtlindjes drejtuar besimtarëve Patriku bëri apel të “tregojmë dashurinë tonë të krishterë me veprat tona dhe jo vetëm në ditët e bekuara, por çdo ditë të jetës sonë!” “Mendimet dhe veprat tona duhet t’u drejtohen vazhdimisht të gjithëve përreth nesh, të cilët janë në nevojë ose në vështirësi, të braktisur ose të mënjanuar nga shoqëria, që vuajnë nga një ose një tjetër vuajtje fizike ose shpirtërore! Vetëm atëherë do të jemi në gjendje ta mirëpresim vërtetë dhe me dinjitet në zemrat tona Foshnjën Jezus dhe të festojmë me gëzim të plotë”, tha në mesazhin e vet Patriku Neofit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 12 nëntorin 2025

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Era do të dobësohet dhe do të pushojë. Vende-vende në ultësira dhe lugina do të ketë mjegull ose re të ulëta. Gjatë ditës , vranësirat në shumë pjesë të..

botuar më 25-11-11 7.35.MD
Ministri Zheço Stankov

Ministri i Energjisë: Karburantet në vend janë të mjaftueshme për një periudhë të gjatë

Sasitë e karburanteve në vend janë të mjaftueshme për të furnizuar qytetarët dhe bizneset bullgare për një periudhë të gjatë kohore. Kjo u tha gazetarëve nga Ministri i Energjisë Zheço Stankov. "Para së gjithash është siguria e furnizimeve me çmime të..

botuar më 25-11-11 5.23.MD

GERB: "Punëdhënësit duan TVSH më të lartë", punëdhënësit: "Nuk ka një ide të tillë!"

Qeveritarët nuk parashikojnë ndryshime në projektbuxhetin shtetëror të shpallur tashmë për vitin 2026. Kjo u bë e qartë pas një takimi të udhëheqësve të dy sindikatave më të mëdha në vendin tonë, Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) dhe..

botuar më 25-11-11 4.26.MD