Vitin e dytë me radhë motoçiklistë nga qyteti Sliven (Bullgari Juglindore) organizuan një parakalim në qytet dhe pas kësaj në qendër u shpërndan karamele fëmijëve. Të gjithë ata ishin të veshur me kostume të Babagjyshit të Krishtlindjeve.
Edhe në rrugët e qytetit Plovdiv për Krishtlindjet u zhvillua një procesion bamirësie me motoçikletë nën moton “Hape zemrën, jep një buzëqeshje”. Veprimtaria ishte në mbështetje të fëmijëve të pafavorizuar.
Me një procesion motoçiklistësh të veshur si Babagjyshi i Krishtlindjeve, në qytetin Pleven (Bullgari Qendrore Veriore) përfundoi fushata “Moto Krishtlindjet”. Ajo mbahet për të 10-tin vit dhe mbledh fonde për trajtimin dhe rehabilitimin e fëmijëve të sëmurë. “Fushata e këtij viti ishte jashtëzakonisht e suksesshme”, tha Bozhana Kostova nga organizatorët, e cila ishte me djalin e saj 8 muajsh.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..