Nga 1 janari gazi natyror do të shtrenjtohet ndjeshëm më shumë se 14.5 për qind e parashikuar. Kjo u bë e qartë në diskutimin publik në Komisionin për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit. Kryetari i rregullatorit Ivan Ivanov theksoi si shkak kryesor rritja e çmimeve në bursat evropiane.
Drejtori ekzekutiv i “Bullgargaz”-it Nikollaj Pavllov shtoi, se furnizimet për dimrin janë të siguruara, dhe se konsumi në momentin e tanishëm është më i larti në 10 vitet e fundit.
Të dy i bënë thirrje qeverisë që të gjejë një mënyrë për të kompensuar ngrohjen qendrore, e cila pas moratoriumit të çmimeve të ngrohjes do ta blejë gazin më shtrenjtë dhe do ta shesë më lirë.
Çmimi përfundimtar për fillimin e vitit 2022 do të miratohet më 1 janar.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..