Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turizmi përcjell një vit 2021 jo aq të keq por plotë kthesa dhe pasiguri

Foto: BGNES

Një vit tjetër i shënuar nga Covid-19 është duke përfunduar, përderisa të punësuarit në turizëm po mbyllin bilancet dhe bëjnë plane për të ardhmen e afërt, sado e paqartë të jetë. Është e vërtetë se pandemia fund e krye ndryshoi mënyrën tonë të jetesës dhe të udhëtimit. Pavarësisht pasigurisë totale dhe rregullave gjithnjë në ndryshim të lidhura me masat kufizuese, pavarësisht protestave në masë të pronarëve të objekteve turistike, industria arriti të mbijetojë, madje të shënojë një rritje të mirë.

Në vitin 2021 Bullgaria priti përafërsisht 40 për qind më shumë turistë në krahasim me vitin 2020 – thotë Rumen Draganov, Drejtor i Institutit për Analizë dhe Vlerësim të Turizmit. Stina verore kaloi me sukses me dyfishimin e fjetjeve të turistëve të huaj në pushimoret detare. “Mirëpo, akoma jemi me afro 30 për qind nën nivelet e vitit para pandemisë 2019” – shton Draganov. Dhe më shumë:

“Ky është një vit, i cili vërteton se turizmi bullgar mund të punojë në mënyrë të qëndrueshme, sidomos kur bëhet fjalë për biznes familjar, shtëpi për mysafirë, hotele të vogla familjare dhe korporative. Por dega u afirmua edhe në fushën e rinovimit teknologjik. Shumë shpejtë depërtoi digjitalizimi në rezervimet dhe anulimin e udhëtimeve, si dhe tregtimi i dërgesave, i cili shfrytëzon të ashtuquajturat dyqane elektronike për furnizimin e produkteve ushqimore etj..”

Vendosja e certifikatës së gjelbër në një moment të përshtatshëm për turizmin tonë, domethënë në fund të tetorit, kur sezoni në bregdetin e Detit të Zi ishte i përfunduar, ndërsa pushimoret malore akoma nuk ishin ende të hapura për turizmin e skive, përcaktohet si një masë e mirë nga Rumen Draganov. Ajo sjell njëfarë parashikueshmërie dhe tashmë po jep rezultate të mira, duke gjykuar nga rritja serioze e regjistrimeve për pushimoret dimërore gjatë sezonit aktual të skive. Sipas një sondazhi kombëtar i Asociacionit Bullgar të Profesionistëve në Menaxhimin e Hoteleve, 14 për qind e hotelierëve e caktojnë vendosjen e certifikatës së gjelbër si një pengesë serioze për biznesin e tyre gjatë vitit 2021. Një e treta prej tyre thonë se sfida kryesore gjatë vitit 2021 ishte mungesa e kuadrove dhe çmimet në rritje të rrymës elektrike.

Përveç kësaj, për shkak të masave kufizuese të lidhura me udhëtimet, dega vitin e dytë me radhë iu shpreson kryesisht turistit bullgar, i cili u riorientua te hotelet vendore dhe më në veçanti te shtëpitë familjare për miq në mes të natyrës, duke injoruar komplekset e mëdha. “Sidomos në korrik dhe gushtë kemi pasur shumë vizita dhe interes të rritur ndaj fenomeneve kulturore dhe historike” – shpjegon Darja Zariçinova nga Shoqata Tur Klub ReMark, në të cilën anëtarësojnë pronarë të objekteve turistike në katër bashki në malin Stara Pllanina, ku zhvillohet turizmi aventuresk dhe ekologjik.

“Kjo na gëzon, sepse për shkak të pandemisë një përqindje e madhe e turistëve bullgarë mbetën në Bullgari. Ata shfaqin interes të theksuar ndaj vendeve të panjohura. Nuk bëhet fjalë vetëm për hotele dhe restorante, por edhe për të gjitha llojet e objekteve natyrore dhe kulturore. Dhe jam me shpresë, që rajoni ynë arriti të përmbush këto nevoja të rritura me atraksione të larmishme dhe të mirëmbajtura. Muajit tetor dhe nëntor sipas traditës ishin të dobët, por tabloja e përgjithshme na jep bazë të flasim për një final të mirë të vitit 2021” – thekson në përfundim Darja Zariçinova.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeasistenti Radosllav Jordanov: Nuk ka asnjë mënyrë për ta njohur Danubin nëse nuk "zhyteni" në të

Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..

botuar më 24-09-29 6.15.PD

Me një ekspozitë blogerët e udhëtimit na ftojnë që të njohim qoshet më magnetike të atdheut

"Bullgaria - magnetike dhe e bukur" - me këtë titull, blogerët bullgarë të udhëtimit prezantojnë disa nga vendet më magnetike në vendin tonë. Ekspozita me fotografi unike të realizuara nga udhëtarët mund të shihet në hyrjen e Kopshtit Detar në Varna..

botuar më 24-09-28 8.35.PD

Udhëto ngadalë, pusho aktivisht apo se si turizmi rural në vendin tonë hyri në një fazë të re

Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..

botuar më 24-09-23 9.25.PD