Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Silvestrit të Romës – zakonet dhe besimet popullore

Foto: arkiv

Më 2 janar Ortodoksia nderon ShënSilvester - Papa i Romës, i cili jetoi në shekullin e 3 - 4. Në vitin 314 u zgjodh peshkop dhe papë romak, i cili qëndroi i tillë deri në vdekjen e tij në vitin 335 - kohë në të cilën  janë bërë reformat më të rëndësishme të Konstandinit të Madh (306-337) për t'i dhënë fund persekutimit të krishterëve dhe për të forcuar kishën.

Në kalendarin popullor bullgar më 2 janar  shënohet Dita e Silvestrit, festa është e përhapur kryesisht në Bullgarinë Lindore dhe në disa rajone të Bullgarisë së Mesme Veriore. E quajnë akoma Ditën e Karamanit, Festën e Kaut, Ditën e Rinaços, Sillvestrin, Ditën e Silvestrit. Festa ka karakter pastrues dhe është për nder të bagëtiveme brirë - buallicave, qeve, kaut e kështu me radhë.

Në kohën më të re, në këtë ditë festojnë emrat e vet Sillvija, Sillva,Sillvana, Sillvestër e të tjerë. Emërtimi Rinaçovden /Dita e Rinaços/ shpjegon më së miri thelbin e veprimeve të zakonshme - atëherë, për herë të parë që nga fillimi i festave të Krishtlindjeve, hambarët pastrohen. Në darkën duke u gdhirë Dita e Silvestrit djemtë, të cilët kanë qenë kolendarë /është e mundur të përfshihen dhe burra të martuar/, përsëri ndahen nëgrupe - këtë herë për të vizituar shtëpitë ku rriten bagëtitë. Lajmërojnë për nisjen e vet me muzikë dhe këngë, të cilat i shoqërojnë gjatë gjithë kohës, kurse rrugën e tyre e ndriçojnë me fenerë. Në këtë natë pronarët dhe rinaçët /njerëzit që spastrojnë oborret/ nuk takohen dhe nuk bisedojnë, sepse “kjo sjell fatkeqësi”. Portat mbeten të hapura, qenët janë të lidhur. Në oborr shtëpiaket lënë një bukë, mish dhe verë. Pasi i spastrojnë oborret, burrat  marrin atë që u kanë lënë dhe ikin, pa bërë zë. Në disa vende pronari i shtëpisë i fton në një tavolinë festive në ditën tjetër.


Nëse ndonjë djalë është i ofenduar nga vajza, të cilën e pëlqen, në ditën e Silvestrit mundtë hakmerret dhe, në vend që të gërmojë hambarin, të hedhë më shumë pleh brenda. Një veprimtari e tillë konsiderohet si e turpshme, ndaj babai i vajzës nxiton të pastrojë para lindjes së diellit.

Në Rodopet Perëndimore e quajnë ditën Spolezov dhe shikojnë se kush do të hyjë i pari në shtëpi. Mysafiri duhet të jetë një njeri i mirë dhe i pasur, që të jetë viti me rendiment të mirë dhe i begatshëm. Sipas traditës, në tavolinë nuk vendoset mish derri dhe sallo, që të jenë kafshët e shëndetshëm. Në këtë ditë interpretohen këngë kushtuar festës. Një prej tyre është  për buallin Karaman.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shije dhe tradita banate në festivalin në fshatin Asenovo

Edicioni i katërmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar Kulinar-Folklorik "Shijet Banate – Traditat e fshatit tim" do të mbahet më 16 gusht 2025, e shtunë, në fshatin Asenovo, komuna Nikopoll. Festivali organizohet nga Vatra e Kulturës "Petër Parçeviç..

botuar më 25-08-16 6.15.PD

Vallet bullgare e ndezën atmosferën në Durrës në "Mbrëmjen e Kulturës së Bullgarisë"

Edicioni i tretë i festivalit "Mbrëmja e Kulturës së Bullgarisë - 2025" në qytetin e Durrësit, Shqipëri, u zhvillua në një atmosferë të mrekullueshme festive. Kjo u njoftua në Facebook nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë. Valltarët nga..

botuar më 25-08-11 4.52.MD
Foto: Muzeu Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave (arkiv)

Tre ditë, gjashtë skena dhe mbi 7000 pjesëmarrës – Koprivshtica bashkon amatorët më të mirë nga Bullgaria

Zemra dhe ritmi i shpirtit bullgar – me këto fjalë mund ta përkufizojmë në mënyrë metaforike Tubimin Kombëtar të Artit Popullor Bullgar. Tradicionalisht që nga viti i largët 1965, eventi organizohet një herë në pesë vjet në fundjavën e parë të gushtit..

botuar më 25-08-07 7.45.MD