Kabineti duhet të sigurojë burime shtesë buxhetore për shkak të çmimeve të larta të energjisë elektrike për ta lehtësuar biznesin. Kështu deklaroi kryeministri Kirill Petkov në seancën e sotme të qeverisë. Qeveria pritet të diskutojë edhe një program për përballimin e valës së re të koronavirusit, e cila sipas Petkov do të ndihet pas dy ose tre javësh. “Omikron po troket në derë dhe ne duhet të jemi gati me një program vaksinimi maksimal dhe një plan operativ për të zvogëluar rrezikun për spitalet dhe sistemin tonë shëndetësor”, tha Petkov.
Komisioni Evropian ka vendosur përkohësisht “në pauzë” procesin e vlerësimit paraprak të kërkesës së Bullgarisë për këstin e tretë të pagesës nga Plani Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, i cili kap vlerën e 1.6 miliardë eurosh, raportuan për..
Përfaqësues të koalicionit politik “BSP – e majta e bashkuar”, pjesë e qeverisjes së vendit – deputeti Galin Durev, Rumen Petkov dhe Ilijan Sarandaliev – vizituan Moskën. Ata patën takime me kryetarin e Komitetit për Energjinë të Rusisë, Nikollaj..
Ndërmjetës bullgarë u identifikuan si disa nga hallkat lidhëse në një hetim mbi një skemë ndërkombëtare për pastrimin e parave ruse. BGNES citon të dhëna nga Intelligence Online , sipas të cilave dy kompani bullgare të ndërmjetësimit ishin të..
Startoi fushata mes të rinjve "Jeta vlen më shumë se pëlqimet". Fushata u nis nga një nga kompanitë e transmetimit të energjisë elektrike në vend. Ideja..
Paga mesatare mujore bruto për korrikun e vitit 2025 ishte 2 570 leva (1 314.02 euro), për gushtin – 2 497 leva (1 276.70 euro), dhe për shtatorin – 2..