Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rangell Vasev – nga Bundestagu deri në një biznes të suksesshëm në mbarë botën

Rangell Vasev
Foto: arkiv personal

Muzika është pjesë e përditshmërisë së secilit. Për disa, kjo është vetëm një sfond për të kaluar ditën e tyre.Të tjerë, e bëjnë dëgjimin e saj një lloj rituali. Në një situatë të ngjashme nuk ka vend për muzikë nga ndonjë platformë online. Gjithçka që i nevojitet është një melodi që tingëllon nga gramafoni. Megjithatë blerja e tij nuk është një detyrë e lehtë nëse kërkohet me të vërtetë një tingëllim me cilësi, dhe kjo kërkon një investim mjaft solid. Jashtë shtetit standardi i jetesës është mjaft më i lart sesa ky tek ne dhe prandaj tregu i pllakave, gramafonave dhe aksesorëve për to është më i zhvilluar. Por, një bullgar arrin të vendoset dhe të zërë vend në këtë treg të madh, dhe shumë të veçantë. Ai quhet Rangell Vasev.


Bashkatdhetari ynë vendoset në Gjermani gjatë vitit 2002, i drejtuar nga ëndrra e tij e madhe dhe nga dashuria e jetës së tij.

“Ëndrra ime ishte të mësoja politologji në ndonjë shtet perëndimor ose në Shtetet e Bashkuara, me idenë të kthehem përsëri tek ne dhe të kontribuojë në ndonjë farë mënyre për zhvillimin e vendit. Zgjodha Berlinin për shkak të dashurisë ndaj bashkëshortes sime Maria. Ajo kishte vendosur që të mësojë aty arkitekturë”.

Vitet studentore përfundojnë, fati i buzëqesh dhe fillon punë në administratën e parlamentit gjerman, e cila zgjat 7 vjet. Pavarësisht se është i martuar me dy fëmijë, Rangjell ikën nga pozita e tij e sigurt gjatë vitit të kaluar. Atëherë tanimë e di se mund të kthejë hobin e vet - prodhimin e furçave për spastrimin e pllakave të gramafonit - në një biznes fitimprurës.

“Gjatë vitit 2018 në mënyrë spontane vendosa të rinovoj koleksionin tim prej pllakave të gramafonave dhe fillova të kërkoj aksesorë, të cilat përdoren nga audiofilët. Shumë shpejt konstatova se, në treg mungon furça, e cila nga njëra anë të duket mirë, kurse nga ana tjetër të spastrojë me cilësi pluhurin nga pllakat. Kështu, derisa akoma punoja në Bundestag, fillova ta përpunoja këtë ide.”

Ai hap online dyqanin e tij  gjatë vitit 2020, kurse porositë fillojnë pothuajse menjëherë. Shkaku - artikujt e shumtë pozitivë në revistat audiofile amerikane, kushtuar modelit të parë të furçës së bërë nga bullgari. Jo rastësisht pikërisht nga vendi i mundësive të pakufizuara mjeshtri merr një përqindje më të madhe të porosive.


“Furçat prodhohen në seri - vazhdon tregimin e tij Vasev. - Kështu për shembull 20 furça prodhohen së bashku - ato lëmohen, llakohen dhe vendosen magnet për të mbajtur të dy pjesët e tyre së bashku. Jo rrallë gjatë procesit të punës rastis që furça të thyhet, meqenëse druri të cilin unë e përdor është tepër fin. Përafërsisht  mund të punohen midis 15 dhe 20 furça në javë”.


Jashtëzakonisht e rëndësishme për çdo furçë është fibra nga e cila përbëhet. Por, siç do të merrni me mend, kjo çështje po kështu mund të jetë një objekt polemikash, nganjëherë shumë të egra, të cilat e ndajnë komunitetin audiofil në dy kampe.

“Disa thonë se qimet më të mira të cilat mund të përdoren, janë fijet e karbonit. Ato janë tepër fine dhe prodhojnë energji elektrike. Të tjerët preferojnë fijet natyrale. Kurse ideja ime ishte, të kombinoja të dyja llojet në një mënyrë të posaçme dhe renditje të veçantë, kështu që të formohet furça më e mirë në treg”.


Rangell akoma ëndërron të realizojë një nga ëndrrat e tij më të mëdha - të mund të hapë galeri të vet, në të cilën të paraqesë aksesorët e prodhuar prej tij. Nëse kjo do të realizohet në Bullgari? - Më tepër jo. Sofja është vetëm në 2 orë largësi me avion nga Berlini, gjë e cila e bën bullgarin të lumtur në kryeqytetin gjerman, ku janë familja dhe biznesi i tij.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Denica Gruber dhe jeta e saj kushtuar ilustrimit në Gjermani

Pothuajse çdo fëmijë ka dëshirën dhe aftësinë për të vizatuar. Sa i përket talentit, ndonjëherë duhen vite që ai të vihet re dhe të vlerësohet. Sidomos nëse ndodh që të rritesh në Bullgari në agimin e demokracisë. E tillë është historia e bashkatdhetares..

botuar më 24-07-19 7.30.PD
Tervell-Ljubomir Bojanov

Si Tervell-Ljubomir ndjek ëndrrat e tij më të guximshme si zbulues në Bullgari

Kurioziteti për botën përreth nesh dhe një dëshirë e pandërprerë për të ecur përpara dhe për të kuptuar se çfarë fshihet pas çdo hapi të ri dhe përparimi në shkencë - ky është filli kryesor i përparimit për një shkencëtar shumë të ri në Bullgari...

botuar më 24-07-16 7.30.PD

Prof. Asoc. Dr. Raqi Bello: Shqiptarët janë një popull tolerant dhe i vlerësojnë bullgarët

Si në shumë vende të tjera nëpër botë, edhe në Shqipëri gjuha bullgare studiohet në mënyrë akademike. Lektorati jonë është pjesë e Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës dhe prej disa..

botuar më 24-07-09 7.30.PD