3616 janë rastet e reja të koronavirusit të regjistruar në vend për 24 orët e fundit. 75.8 për qind prej tyre nuk kanë vaksina. Të sapo infektuarit janë me 167 më shumë në krahasim me një ditë më parë. 11 për qind e 33 334 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i të sëmurëve të regjistruar aktiv arriti në 101 579 veta.
Në spitale trajtohen 4100 pacient, prej tyre 467 në njësitë e kujdesit intensiv.
550 ose 87 për qind nga të infektuarit të porsa pranuar në spitale nuk janë të vaksinuar
Në 24 orët të vdekurit me Covid të konfirmuar janë 71, prej tyre 66 veta nuk kishin vaksinua.
Ditën e enjte u dhanë 14 591 vaksina. 1 913 988 veta janë me imunizim të përfunduar. Me dozën e tretë përforcuese janë 272 721 veta.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..