Natën e Vitit të Ri mbi Bullgarinë Perëndimore moti do të jetë i kthjellët, mbi Bullgarinë Lindore vranësia do të jetë e konsiderueshme. Temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5 gradë, në Sofje deri në 1.
Ditën e parë të Vitit të Ri vranësia do të jetë e ndryshueshme, para dite mbi gjysmën lindore të vendit dhe mbi malet do të jetë më tepër e konsiderueshme por pa reshje të mëdha. Në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Trakisë së Epërme do të fryjë erë e fortë veriperëndimore.
Temperaturat maksimale do të jenë mes 10 – 15 gradë, për Sofjen deri në 12.
Mbi malet vranësitë do të jenë të ndryshueshme. Vende-vende do të ketë reshje të dobëta. Do të fryjë erë e stuhishme nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë deri në 8 gradë, në 2000 m përafërsisht 2 gradë.
Ditën e diele situata meteorologjike do të mbetet pothuajse pa ndryshim.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..