Parashikimet për më shumë turistë këtë sezon dimëror, përfshirë edhe të huaj, u realizuan, gjë që është një lajm i mirë. Ka një interes të madh për pushimoret dhe nuk ka më vende, asnjë rezervim nuk është anuluar, tha për BNR, Rumen Draganov, kryetar i Institutit për Analiza të Turizmit.
Ka shumë mysafirë në shtëpitë përmiq, hotelet e vogla familjare dhe korporative gjithashtu. Në turizëm vërehen masa kundër epidemisë, por eksperti bëri thirrje që njerëzit të mbajnë ende maska.
Platforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..
Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..
Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..