Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska foli në telefon me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Antony Blinken për "grumbullimin destabilizues të trupave ruse në kufirin me Ukrainën", vihet në dukje në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit. Biseda është me kërkesë të palës amerikane. U diskutua nevoja për një qëndrim të bashkuar për mbrojtjen e vendeve të NATO-s.
Blinken ripohoi angazhimin e SHBA për mbrojtjen e përbashkët në rast agresioni kundër një anëtari të Paktit. U diskutua gjithashtu për kërkimin e de-përshkallëzimit të tensioneve, “përmes përmbajtjes, mbrojtjes dhe dialogut”.
Biseda ishte pjesë e konsultimeve të përbashkëta të Blinken me ministrat e jashtëm të 9 vendeve lindore të NATO-s - Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Lituania, Letonia, Polonia, Rumania dhe Sllovakia.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..