Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska foli në telefon me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Antony Blinken për "grumbullimin destabilizues të trupave ruse në kufirin me Ukrainën", vihet në dukje në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit. Biseda është me kërkesë të palës amerikane. U diskutua nevoja për një qëndrim të bashkuar për mbrojtjen e vendeve të NATO-s.
Blinken ripohoi angazhimin e SHBA për mbrojtjen e përbashkët në rast agresioni kundër një anëtari të Paktit. U diskutua gjithashtu për kërkimin e de-përshkallëzimit të tensioneve, “përmes përmbajtjes, mbrojtjes dhe dialogut”.
Biseda ishte pjesë e konsultimeve të përbashkëta të Blinken me ministrat e jashtëm të 9 vendeve lindore të NATO-s - Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Lituania, Letonia, Polonia, Rumania dhe Sllovakia.Kontrata për ndërtimin e njësive të 7-të dhe 8-të të Centralit Atomik "Kozlloduj" duhet të nënshkruhet deri në fund të vitit 2026, njoftoi ministri i energjisë Zheço Stankov në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare Bërthamore "Energjetika Bërthamore..
Është koha të dalim para popullit bullgar dhe të dëgjojmë se çfarë do të thotë - populli bullgar thotë "po" për levën dhe "jo" për euron, thotë se duhet të jetë pyetur, tha në një deklaratë nga foltorja parlamentare kryetari i Grupit Parlamentar..
Mbështetësit e partisë së përfaqësuar në parlament "Vëzrazhdane" u mblodhën para ndërtesës së Kuvendit Popullor, duke deklaruar mbështetjen e tyre për ruajtjen e levës bullgare dhe mbajtjen e një referendumi për euron, njofton BTA. Me britma "Vrasës"..
Gjatë natës , reshjet do të ndalen dhe retë do të shpërndahen dhe do të pakësohen. Në orët e mëngjesit, do të formohet mjegull afatshkurtër në fushat..
Byreku më i gjatë i mbushur me llokum trëndafili do të përgatitet në Kazanllëk. Ngjarja tradicionale e quajtur "Buka e Bullgarit" është pjesë e..
Bullgaria do të dërgojë një kërkesë të re për një pagesë të dytë në korrik në kuadër të Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, njoftoi..