Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një sferë transparente prej dy metrave e artistëve tanë pamor i sfidon kalimtarët në Pont des Arts në Paris

Foto: Instituti Kulturor Bullgar në Paris

Nga data 28 dhjetor deri më 14 janar 2022, Instituti Kulturor Bullgar në Paris prezanton projektin "Kufijtë personalë" të artistëve pamor Jalmur dhe Julian Stankullovi. Ekspozita ndjek eksperimentin e dy krijuesve, të cilët në muajin e fundit të vitit 2021, realizuan artin e performancës në një nga vendet e kultit në Paris - Pont des arts / Ura e Arteve / pranë Luvrit. Në një sferë transparente dy metrash Julian bën provë të kopjojë fjalë për fjalë imazhet dhe realitetin që vëzhgon nga brenda jashtë. Në një video të veçantë, Jalmur dokumenton atë që po ndodh. Del se, në brendësinë e sferës çdo një lëvizje dhe frymëmarrje e Julianit çon në një mospërputhje midis linjave të tërhequra prej tij dhe imazheve aktuale nga jashtë.


Kjo e bën absolutisht të pamundur riprodhimin e saktë të realitetit objektiv.

Shikoni videon nga eksperimenti i Jalmur dhe Julian në Pont des arts!

“Kufij personalë” është një referencë e drejtpërdrejtë për idenë e subjektivitetit njerëzor dhe ekzistencës së pashmangshme brenda botëve dhe perceptimeve tona personale.


Jalmur ka lindur në Stamboll, u diplomua për pikturë në “Çanakkale Onsekiz Mart University“ dhe specializon në Akademinë Kombëtare të Arteve Figurative në Sofje. Krijon kryesisht në fushën e pikturës, përmes përzierjes së teknikave klasike dhe moderne, duke përpunuar temat për  ndjeshmërinë dhe sensibilitetin përmes syve të gruas moderne.

Juliani përfundon Akademinë Kombëtare të Arteve Figurative në Sofje dhe e vazhdon arsimin e vet në Kent State School of Art në Shtetet e Bashkuara dhe Mimar Sinan University në Turqi. Gjatë viteve eksperimenton me teknika dhe forma të ndryshme të pikturës, skulpturës dhe fotografisë.

Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Instituti Kulturor Bullgar në Paris dhe yandy.eu



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD