E përfundojmë vitin 2021 me një deficit buxhetor nga afro 3 për qind, siç lejon Marrëveshja e Maastrihtit për rregullat fiskale të vendeve anëtare të BE-së. Është realiste që buxheti 2022 të miratohet nga parlamenti në shkurt dhe ai do të jetë me deficit. Korniza ende nuk është gati dhe nuk mund të shpallen parametrat kryesorë të saj, tha Ministri i Financave Asen Vasilev. Sipas tij, paga minimale pritet të jetë 710 leva (363 euro).
Vasilev tha se bisedimet mbi Planin e Rimëkëmbjes janë duke u zhvilluar me KE. Pjesa më e madhe e punës është në sektorin e energjetikës. Pritet që në mes të janarit të ketë një version që funksionon për Brukselin dhe për energjetikën bullgare.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..