Nga e premtja, 7 janar, personat që vijnë në Bullgari nga vendet që bien në "zonën e kuqe" lejohen në territorin e vendit po të paraqitin një certifikate të vlefshme digjitale të BE-së për Covid për vaksinim, ose kalimin e sëmundjes, ose një dokument të ngjashëm, së bashku me një rezultat negativ të një testi PCR të kryer deri në 72 orë para hyrjes. Kjo thuhet në urdhrin e Ministres së Shëndetësisë Prof. Asena Serbezova lëshuar sot më 5 janar.
Shtetasit bullgarë dhe personat me status të qëndrimit të përhershëm, afatgjatë ose të vazhdueshëm në Bullgari dhe anëtarët e familjeve të tyre që nuk paraqesin asnjë nga dokumentet e mësipërme (për vaksinim ose kalimin e sëmundjes, si dhe rezultat negativ të testit PCR) lejohen në territorin e vendit dhe vendosen në karantinë të detyrueshme 10-ditore, e cila nuk mund të anulohet.
Shtetasit bullgarë dhe personat me status të qëndrimit të përhershëm, afatgjatë ose të vazhdueshëm në territorin e Bullgarisë dhe anëtarët e familjeve të tyre që paraqesin vetëm një nga këto dokumente vendosen gjithashtu në karantinë 10-ditore, e cila mund të hiqet nëse personi paraqet rezultat negativ të një testi PCR të kryer jo më herët se 72 orë pas mbërritjes në vend.
Më 7 janar po hyn në fuqi gjithashtu lista e përditësuar e vendeve sipas zonave të ngjyrave. Rumania është në “zonën e gjelbër”. Këtë ditë në “Zonën Portokalli” përfshihen Austria, Hungaria dhe Luksemburgu. Në “zonën e kuqe” po hyjnë Argjentina, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Australia, Finlanda, Suedia, Italia, Spanja, Portugalia, Mali i Zi, Malta etj.
Në lidhje me përfundimet pozitive të raportit të konvergjencës mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të miratuar euron nga 1 janari 2026, përshëndetjen e shkurtër për vendin tonë e drejtoi Roberta Mecolla, presidente e Parlamentit Evropian. "E përshëndes..
Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për të krijuar një Mekanizëm për Koordinimin e Monitorimit dhe Kontrollit në lidhje me vënien e euros në Bullgari, si një garanci shtesë për kalimin e qetë në monedhën e vetme evropiane...
Siç pritej, raporti i konvergjencës për Bullgarinë, i publikuar sot nga Komisioni Evropian, thotë se vendi ynë është gati të miratojë euron nga 1 janari 2026, pasi tashmë i plotëson të gjitha kriteret, përfshirë inflacionin, njoftoi korrespondentja e..
Negociatat për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Rosen Zhelтazkov do të fillojnë pas 9 korrikut, kur miratimi i euros në Bullgari bëhet i..
Të premten para mesditës, vranësirat do të ulen përkohësisht, por pasdite do të shfaqen përsëri retë e shiut. Në shumë zona në gjysmën perëndimore të..
Bullgaria nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i saj parimor mbi integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor dhe po i respekton angazhimet e saj, por..