Zëvendëskryeministrja Korneliтa Ninova mblodhi një këshill ekspertësh të koalicionit qeverisës, duke kërkuar një ligj për të mbrojtur familjet nga arbitrariteti i kompanive mbledhëse të borxheve. “Pas krizave të rënda që kanë ndodhur – sociale, ekonomike dhe energjetike, njerëzit janë nën presion psikologjik dhe fizik për mbledhjen e arkëtimeve”, tha ajo. Sipas saj, në vendin tonë janë të regjistruara 17 kompani të tilla, por aktiviteti i tyre nuk është i rregulluar mirë. Prandaj ligji duhet të përfshijë rregulla për mbledhjen e borxheve. Rritja e çmimeve të shërbimeve celulare është ndalur që nga 1 janari, njoftoi edhe Kornelija Ninova.
Së shpejti do të nisë një studim tregu, i ndjekur nga një procedurë konkurrence për zhvillues bullgarë të disa llojeve të dronëve të kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes. Këtë e bëri të ditur Tomisllav Donçev, zëvendëskryeministër dhe ministër i..
Policia në Varna po heton një kërcënim ndaj Biljana Kocevës, motrës së kryetarit të bashkisë së Varnës Bllagomir Kocev, raportoi Radioja Kombëtare Bullgare. "Qëndroni gjallë për njerëzit tuaj të dashur" është mesazhi i shkruar në kutitë e purove të..
Kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi në Kopenhagë se vendi ynë mbështet krijimin e një muri evropian kundër dronëve. Ai mori pjesë në takimin joformal të Këshillit Evropian në kryeqytetin danez, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. "Në një..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..