Rosen Kukosharov ka rreth 20 vjet që është në skenë. Ai shkruan tekste dhe kompozon muzikë, interpreton disa nga këngët e veta. Gjatë të gjitha këtyre viteve ka punuar mbi projekte të ndryshme me Orlin Pavllov, Ljubo Kirov, Maria Ilieva, Lili Ivanova e të tjerë.
Në vitin 2020, në tregun muzikor doli albumi i ri i muzikantit “But a dream”, në të cilin disa nga kompozimet janë të vëllait të tij - pianisti dhe kompozitori i njohur i xhazit Milen Kukosharov.
Rosen thotë se aktualisht është duke punuar mbi një projekt të ri. Kënga e tij “Macja e zezë” tashmë disa muaj është në renditjen kombëtare Top 20 të Radios Kombëtare Bullgare. Bëhet fjalë për dashurinë që po vjen, edhe pse është e qartë se fundi nuk do të jetë i mirë. “Macja e zezë”, e cila shfaqet në strofën e parë, është një “telash i parathënë”. Por mbetet qetësimi se “do të gjejmë strehë nëse vjen një stuhi” dhe se “Koha shëron të gjitha plagët. Por tani nuk ka se ku të fshihemi - dashuria po vjen.”Muzika, teksti dhe interpretimi janë të Rosen Kukosharovit.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..