Ministria e Bujqësisë do të insistojë në rritjen e resursit financiar për ndihmën shtetërore në këtë sektor në buxhetin e vitit 2022, tha për BNR Ministri Ivan Ivanov. Sipas tij, momenti është jashtëzakonisht i pafavorshëm për bujqësinë dhe një nga arsyet është çmimi i lartë i energjisë.
“Prodhuesit janë nën presion dhe kjo do të ndikojë në çmimin e produkteve finale”, tha ai. Sipas tij, "ka fjalë për fjalë një luftë për tokën" në të cilën janë përfshirë lojtarë të ndryshëm - disa janë pronarë tokash, disa të tjerë janë përdoruesit e saj, ka dhe pronarë dhe përdorues njëkohësisht. Kjo është arsyeja e ankesave të fermerëve të vegjël se dëmtohen që të përfitojnë të mëdhenjtë. Ministri tha se ky çekuilibër ende nuk është zgjidhur.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..