Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Libri “Si u bëra prift” tregon për besimin në historitë personale të 33 priftërinjve ortodoksë

Foto: Facebook / @Kak.stanah.sveshtenik

Misioni i klerikëve është t'i shërbejnë Zotit dhe besimtarëve. Dhe nga mundësitë e tyre për ta zbatuar këtë mision varet dhe formimi i bashkësisë kishtare rreth tempullit në të cilin i kryejnë këto funksione të veta. Në botën moderne, kur besimi dhe mbështetja tek Zoti është shtyrë në plan të dytë, ky mision priftëror duket gjithnjë e më i vështirë. Kur “njeriu fillon të komunikojë në enorinë ku adhurohet me njerëzit përreth, fillon të dëgjojë shumë gjëra interesante për besimin. Ai fillon të drejtojë pyetjen - se përse ndokush bëhet besimtar, kurse ndonjë tjetër prift”- kështu fillon çdo gjë dhe për Dimitër Mitevin në rrugën e shkrimit të librit “Si u bëra prift”, i cili përfshin 33 histori personale të priftërinjve aktivë ortodoksë "për rrugën e tyre për në priftëri dhe në priftërimin në përgjithësi".

Dhe përpara se të bëni konkluzionin për vetë librin do t'ju themi se ai është diçka shumë më tepër nga pyetja-provokim, i përfshirë në titull.

“Në këto histori njerëzit do të gjejnë përgjigjen e jo një ose dy çështjeve jetike dhe “Si u bëra prift” është më e vogla nga të gjitha. Sepse priftërinjtë janë njerëz si ne, por në të njëjtën kohë takohen me jashtëzakonisht shumë fate njerëzore, të cilat i drejtojnë. Ata mund të na japin një urtësi si nga ana njerëzore, ashtu edhe ng ajo hyjnore, që është përtej asaj që ne mund ta fitojmë vetë” - ndan Mitev.

Për veten e tij autori tregon se ai është rritur në vitet ateiste të pushtetit komunist në Bullgari, kur klerikët dhe kishat kanë qenë objekt jo vetëm i fyerjeve dhe talljeve, por dhe i persekutimit të organizuar. Feja ka qenë armik, i cili mungon si nga arsimi dhe shkenca, kështu dhe nga ditët e përditshme të njeriut. Pak nga pak ky qëndrim  dhe kuptim për fenë ndryshon gjatë 30 vjetëve të fundit dhe një meritë të madhe dhe përgjegjësi për këtë  kanë priftërinjtë, të cilët ne shpesh herë i harrojmë se janë njerëz si ne vetë. Dhe rruga e librit kalon përmes kureshtjes së çdo një të krishteri, i cili ka dëshrië të njihet me historinë personale të ndonjë prifti.

“Mora pjesë në një bisedë me njërin prej priftërinjve pas shërbesës, në të cilën ai tregonte një pjesë nga historia e vet se si është bërë prift. Si përpara kësaj ka qenë ateist dhe një predikues aktiv, se nuk ka asgjë jashtë botës, të cilën njeriu të mund ta njohë, duke mos e parë dhe në fund të fundit bëhet prift në bazë të një sërë shkaqeve në jetën e tij. Kjo më bëri një përshtypje të madhe, sepse e zbulonte priftin në një dritë të re, ashtu si çdo një tjetër prej nesh. Çdo njërit prej nesh mund t’i rastisë të thirret për t'u bërë prift. Gjëja e dytë ishte se ngjarjet të cilat formojnë rrugën e një njeriu të caktuar përmes fesë janë krejtësisht individuale, por kanë një shenjë të përbashkët - gjithmonë janë të lidhura me atë  që është Dhënësi i jetës, ai që është Krijuesi i çdo gjëje të dukshme dhe të padukshme”.

Nga kjo histori e parë, e cila ngjalli kureshtjen e Dhimitrit, rruga drejt historive të tjera filloi me nuancat e tyre të ngjashme dhe të ndryshme për arritjen e besimit. Pak nga pak ka filluar të mbledhë kontakte dhe histori me një kusht të vetëm ato të jenë të priftërinjve veprues ortodoks. 

Kontaktova me priftërinj jo vetëm nga Bullgaria, u lidha me një prift në Rumani, me një prift në Rusi, me një tjetër në Amerikë dhe me çdo një histori të mëvonshme grumbulloja bindjen se kjo të cilën jam duke bërë, ka kuptim dhe është e nevojshme të bëhet, sepse nuk është bërë” - tregon Dhimitër Mitev.

Ai takohet me heronjtë e tij personalisht ose përmes internetit me mendimin të tregojë për rrugën e tyre përtej faktologisë së thatë të ngjarjeve, të japë historinë personale të fesë, e cila do të prekë një numër të madh lexuesish.

“Si u bëra prift” bëhet gati për tre vjet e gjysmë, kurse botimi i tij në fund të vitit 2021 është me bekimin e Shenjtërisë së Tij Patriarkut Bullgar Neofit. Dhimitër Mitev vazhdon të kërkojë dhe të regjistrojë akoma kujtime dhe tanimë po punon mbi vëllimin e dytë të përmbledhjes  dhe shpreson që libri t'i bëjë priftin dhe priftërinë akoma më të afërt, me të kuptueshëm për njeriun jofetar, por pse jo dhe të frymëzojë njeriun të nisë vetë nëpër po këtë rrugë të një shërbimi të së Vërtetës dhe të Dashurisë, me fjalë të tjera të Zotit.

Përpiloi: Vesella Krësteva /në bazë të intervistës së programit “Hristo Botev”/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook / @Kak.stanah.sveshtenik




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Margarit Canev - Margo

Artisti Margarit Canev – Margo largohet nga kjo botë me një fluturim

Një artist i ri bullgar vendos me vullnetin e tij të lirë të largohet nga kjo botë në mesin e shekullit të kaluar për të ruajtur vetveten, edhe pse i mundur nga sistemi në një nivel thjesht fizik. Aktualisht, në galerinë e Institutit Kulturor Bullgar..

botuar më 25-05-13 7.05.PD
Rumen Rashev

Rumen Rashev – bullgari në krye të Baletit Kombëtar të El Salvadorit

Rumen Rashev është një nga solistët më të shquar të baletit bullgar në fund të viteve ’70 dhe gjatë viteve ’80 të shekullit të kaluar. Ai hyn në botën e artit rastësisht, por me bekimin e emrit të njohur Nedellço Izov – drejtor i Shkollës Shtetërore të..

botuar më 25-05-10 11.10.PD

Sofja si një galeri e ndritshme nën yje – spektakli i dritave LUNAR 2025

Festivali i dritave LUNAR po kthehet në Sofje për edicionin e tij të katërt, duke e shndërruar kryeqytetin në një galeri të jashtëzakonshme nën qiell të hapur. Çdo mbrëmje mes 8 dhe 11 majit publiku do të zhytet falas në botën e dritave përmes..

botuar më 25-05-08 7.00.PD