Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Kirill Petkov: Do të punojmë për një përparim të shpejtë në negociatat me Maqedoninë e Veriut

Qëndrimi i Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut nuk ndryshon

| rinovuar më 22-01-11 7.44.MD
Foto: BGNES

Në një video fjalim, Kryeministri Kirill Petkov e cilësoi seancën e djeshme të Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare si një diskutim me kohë dhe të dobishëm, bëri të ditur shërbimi për shtyp i qeverisë. Sipas Kryeministrit, ajo ka treguar se të gjithë pjesëmarrësit ndajnë një qëllim të përbashkët - heqjen e pezullimit në marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe dhënien e një fillimi të ri në ndjekjen e synimit për fqinjësi të mirë.

Qeveria do të fillojë punën për zbatimin e programit në fusha të ndryshme dhe të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut do të jenë në qendër të përpjekjeve të saj, tha Kryeministri Kirill Petkov.

Dje mbrëma pas një takimi 6 orësh, Këshilli Konsultativ i Sigurisë Kombëtare pranë Presidentit Rumen Radev udhëzoi qeverinë në negociatat me Shkupin për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut në BE që t’i përmbahet Marrëveshjes së Fqinjësisë dhe Miqësisë të vitit 2017, qëndrimeve të qeverive të mëparshme dhe Deklaratës së Legjislaturës së 44-të të Kuvendit Popullor nga 2019.

Partitë parlamentare vendosën se pajtimi për fillimin e negociatave ndërmjet Shkupit dhe BE-së nuk është  lidhur me afate, por me arritje reale, përfshirë edhe për të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut.

Pushteti ekzekutiv ngarkohet që të ndërmarrë hapa për të përshpejtuar ndërtimin e Korridorit №8 së bashku me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Rumen Radev mbajti një leksion në Akademinë Diplomatike të Vietnamit

Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..

botuar më 24-11-26 10.21.PD

PP-DB hodhi poshtë mundësinë që Bojko Borisov të qëndrojë në krye të qeverisë

“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..

botuar më 24-11-26 8.38.PD

Parashikimi i motit për 26 nëntorin 2024

Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..

botuar më 24-11-25 7.35.MD