Presidenti Rumen Radev dhe ekipi i tij që mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Konsultativ të Sigurimit Kombëtar më 10 janar u izoluan. Shkaku është testi pozitiv për Covid i kryetarit të Kuvendit Popullor Nikolla Minçev.
Zyra e shtypit e kreut të shtetit njoftoi se të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se u ndërmorën të gjitha masat për funksionimin normal të institucionit presidencial.
Nga qendra qeveritare e shtypit njoftuan se Kryeministri Kirill Petkov dhe Shefja e Kabinetit të tij Lena Borisllavova gjithashtu janë nën karantinë. Zëvendëskryeministrja për Qeverisje Efektive Kalina Konstantinova do t’i përmbushë zotimet aktuale të Kryeministrit Petkov derisa ai punon në distancë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..