Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në BE

Foto: arkiv

Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) kërkoi që paga minimale këtë vit të jetë 730 leva (373 euro), në vend të 710 levave (363 euro) të shpallur nga Ministri i Financave Asen Vasilev. Në një forum diskutimi për kufizimin e punës së paguar keq u njoftuan të dhënat e fundit, sipas të cilave mbi 870 mijë njerëz në Bullgari marrin shpërblim sa paga minimale ose afër saj. Të dhënat tregojnë se në të gjithë Evropën vetëm në Shqipëri dhe në Mal të Zi paga minimale është më e ulët se në vendin tonë. Në Maqedoninë e Veriut paga më e ulët është 20% më e lartë se në Bullgari.

Sindikata pret që inflacioni zyrtar për muajin dhjetor 2021 të arrijë në 8% me bazë vjetore krahasuar me muajin e fundit të vitit 2020.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimit të motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 23°, në Sofje – 16°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë, në rajonet juglindore mesatare, nga lindja-verilindja. Temperaturat ditore do të rriten edhe më shumë...

botuar më 25-08-08 7.35.MD

Nuk është e qartë se kur SHBA-të do t'i dorëzojnë Bullgarisë gjashtë avionët e mbetur luftarakë F-16

Nuk ka një orar të qartë për dorëzimin e gjashtë avionëve të mbetur luftarakë F-16 Block 70 në Bullgari. Kjo u tha në një përgjigje me shkrim nga Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov në përgjigje të një pyetjeje nga deputeti Ivajllo Mirçev. Ministri..

botuar më 25-08-08 5.48.MD

Tarifat prej 15% do të ulin eksportet bullgare në SHBA me 1/3 dhe PBB-në kombëtare me 0.35%.

Rënia e pritur e eksporteve bullgare në SHBA për shkak të tarifave të reja është rreth 32.8%. Kjo është 1.5% e eksporteve totale të vendit, thotë zëvendësministri i ekonomisë dhe industrisë Donço Barballov. Rënia e PBB-së bullgare në vitin 2025 për..

botuar më 25-08-08 10.13.PD