Është duke u saktësuar data e vizitës së Kryeministrit Kirill Petkov në Shkup. Këtë e ka bërë të ditur Këshilli i Ministrave për Radion Kombëtare Bullgare. Vizita ishte planifikuar për në 18 janar për të shënuar 30 vjetorin e njohjes nga Bullgaria të pavarësisë së shtetit maqedonas. Këtë e ka bërë të ditur shërbimi informativ qeveritar. Petkov do të vizitojë Shkupin me Ministren e Jashtme Teodora Gençovska dhe me Ministrin e Transportit Nikollaj Sëbev. Vizita vihet në pikëpyetje pasi Kryeparlamentari Nikollaj Minçev e dha testin PCR pozitiv dje pas mbledhjes së Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare tek Presidenti Rumen Radev.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..