Turizmi është i lidhur ngushtë me Aeroportin e Sofjes. Suksesi i turizmit është një sukses edhe për aeroportin. Ekziston një potencial për mbështetje dhe bashkëpunim të ndërsjellë, duke pasur parasysh faktin se aeroporti i kryeqytetit është dera e Bullgarisë. Këtë e tha Ministri i Turizmit Hristo Prodanov në një takim në ministri me drejtorin ekzekutiv të “SOF Connect” Jesus Caballero, i cili është koncesionar i aeroportit.
“Ne kemi strategji kyçe zhvillimi që do të ndihmojnë turizmin dhe promovimin e Bullgarisë. Së pari, kemi ambicien për ta kthyer Sofjen në një vend nga ku të gjitha qendrat kryesore të aeroportit të jenë të aksesueshme me një lidhje, dhe prej andej praktikisht e gjithë bota. Së dyti, ne po zhvillojmë destinacione direkte që janë 2 deri në 4 orë larg Bullgarisë”, tha Caballero.Nëse zhurma e qytetit ju mundon dhe keni nevojë për një gllënjkë ajri të pastër, hapësirë dhe heshtje – maja Çerni Vrëh (Maja e Zezë) po ju thërret. Vetëm një hap larg kryeqytetit të zhurmshëm të Sofjes, ai ofron atë që shpesh na mungon - lëvizje,..
Nomadizmi digjital po shndërrohet në një fenomen që është në rrugë për të përmbysur përfytyrimet tona për punën dhe mënyrën e jetesës. Në këtë drejtim vendi ynë ofron një paletë me vende të bukura dhe të qeta për punë në distancë. Fshati piktoresk..
Rreth 100 qingja në hell do të përgatiten për festën në Zllatograd gjatë festivalit tradicional të mbushur me muzikë dhe kostume popullore, kushtuar specialitetit të rodopeve. Mijëra mysafirë dhe turistë priten në qytetin piktoresk malor më 3 dhe 4 maj..
Në cepin më jugperëndimor të Bullgarisë, lart në malin Ograzhden, gjendemi në një copëz parajse të dalë nga përrallat – në fshatin magjepsës Dolene...