Turizmi është i lidhur ngushtë me Aeroportin e Sofjes. Suksesi i turizmit është një sukses edhe për aeroportin. Ekziston një potencial për mbështetje dhe bashkëpunim të ndërsjellë, duke pasur parasysh faktin se aeroporti i kryeqytetit është dera e Bullgarisë. Këtë e tha Ministri i Turizmit Hristo Prodanov në një takim në ministri me drejtorin ekzekutiv të “SOF Connect” Jesus Caballero, i cili është koncesionar i aeroportit.
“Ne kemi strategji kyçe zhvillimi që do të ndihmojnë turizmin dhe promovimin e Bullgarisë. Së pari, kemi ambicien për ta kthyer Sofjen në një vend nga ku të gjitha qendrat kryesore të aeroportit të jenë të aksesueshme me një lidhje, dhe prej andej praktikisht e gjithë bota. Së dyti, ne po zhvillojmë destinacione direkte që janë 2 deri në 4 orë larg Bullgarisë”, tha Caballero.Rreth 100 qingja në hell do të përgatiten për festën në Zllatograd gjatë festivalit tradicional të mbushur me muzikë dhe kostume popullore, kushtuar specialitetit të rodopeve. Mijëra mysafirë dhe turistë priten në qytetin piktoresk malor më 3 dhe 4 maj..
Muzeu i vetëm i Qelqit në Bullgari ndodhet në qytetin Bellosllav, në bregun e njërës prej mëngëve të liqenit Varna. Pikërisht në këtë vend, në vitin 1893, vëllezërit Mushallan hodhën themelet e prodhimit bullgar të qelqit, duke krijuar fabrikën e parë..
Anelija Hristova - një eksperte e certifikuar e verës dhe udhërrëfyese turistike, anëtare e Shoqatës Bullgare të Profesionistëve të Verës, i tha BTA për nevojën për të paraqitur dhe ekspozuar më shumë varietete vendase bullgare . Në këtë drejtim, një..
Sezoni turistik po fiton vrull. Ai u hap zyrtarisht më 31 maj në Pomorie nga Ministri i Turizmit Mirosllav Borshosh, por duke pasur parasysh..