Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trazira para Parlamentit në shenjë proteste ndaj masave anti-epidemike

| rinovuar më 22-01-12 4.06.MD
Foto: Darina Grigorova

Mijëra njerëz nga i gjithë vendi iu bashkuan një proteste kombëtare kundër Certifikatës së Gjelbër dhe masave anti-epidemike, organizuar nga Partia “Vëzrazhdane”. Të pakënaqurit bllokuan lëvizjen në bulevardin qendror “Car Osvoboditell”. Dhe për momentin janë drejtuar në Ministrinë e Shëndetësisë.

Tensionet mes protestuesve dhe policisë dhe xhandarmërisë që i ruanin u përshkallëzuan pas thirrjeve nga folësit dhe organizatorët për të sulmuar Parlamentin. Korrespondentët e BNR-së raportuan se turma ka depërtuar kordonin e policisë dhe ndodhet përpara hyrjes kryesore të ndërtesës historike.

“Kjo që po ndodh sot është vetëm fillimi i një procesi që nuk mund të ndalet, sepse ne jemi bullgarë krenarë dhe po luftojmë jo vetëm për ne, por për fëmijët tanë, sepse ajo që kemi në këtë moment është një fashizëm shëndetësor. Është koha që të mbrojmë të drejtat tona. Rroftë Bullgaria!”, tha Conço Gançev, nënkryetar i grupit parlamentar “Vëzrazhdane” (“Ringjallja”), para një turme prej mijërash.

Gjatë aksioneve të protestës është parandaluar tentativa për të hyrë në ndërtesën e Kuvendit Popullor, në të cilin janë lënduar tetë policë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Pak para fillimit të protestës, deputetët kanë marrë instruksione për t’u larguar shpejt nga godina e Kuvendit Popullor.

“Sot, në ditën kur kemi numrin maksimal të të infektuarve me koronavirus që nga fillimi i pandemisë, të flitet për protestë kundër masave mbrojtëse dhe certifikatës së gjelbër është një paradoks dhe çmenduri kriminale”, tha për BGNES virologia bullgare, Prof. Radka Argirova. Sipas saj, organet kompetente ligje-zbatuese duhet të mbajnë përgjegjësi organizatorët e protestave të tilla.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 27 dhjetorin

Gjatë natës reshjet do të dobësohen, ndërsa në Bullgarinë Perëndimore do të ndalen përkohësisht. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, në Sofje - rreth minus 4°. Të premten do të mbajë mot..

botuar më 24-12-26 7.05.MD
Prof. Hristo Pimpirev

Shkencëtarët tanë në bazën e Antarktidës festojnë Vitin e Ri disa herë

Me rastin e Vitit të Ri 2025, kreu i ekspeditës bullgare në Antarktidë, Prof. Hristo Pimpirev, i tha Radios Kombëtare Bullgare - Burgas se shkencëtarët tanë në Antarktidë tradicionalisht festojnë Vitin e Ri disa herë, në varësi të pranisë së huaj në bazë...

botuar më 24-12-26 6.06.MD

43% e bullgarëve e presin me optimizëm vitin 2025 në plan personal

Vlerësimet e bullgarëve për vitin e kaluar në planin personal ndryshojnë vazhdimisht dhe thellësisht nga ato të situatës në vend dhe në botë. Sipas 22% të bashkatdhetarëve tanë, 2024 ishte më mirë për ta dhe familjet e tyre, krahasuar me 24% të bullgarëve..

botuar më 24-12-26 4.23.MD