Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti zgjati veprimin e buxhetit 2021 deri në mars 2022

Foto: arkiv

Deputetët zgjatën veprimin e buxhetit të shtetit të vitit të kaluar deri në fund të marsit. Projektligji u miratua në lexim të parë nga koalicioni i katërfishtë qeverisës. Opozita GERB dhe DPS abstenuan, ndërsa partia “Vëzrazhdane” votoi kundër.

Kirill Ananiev nga GERB e cilësoi si të paprecedentë zgjerimin e shpenzimeve të vjetra buxhetore në sfondin e çmimeve të reja të inflacionit. Kryetari i komisionit të buxhetit nga shumica, Ljubomir Karimanski, kundërshtoi dhe dha si shembull vitet e krizës në historinë e re bullgare 1993 dhe 1997.

Partia në pushtet premtoi të dorëzojë në parlament buxhetin e vitit 2022 deri në fund të muajit dhe ai të miratohet në shkurt.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cilat monedha kërkuan më shumë bullgarët në vitin 2024?

Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe monedhat e vendeve fqinje të Ballkanit - lira turke, lei rumun dhe dinari serb. Ata pasohen nga paundi..

botuar më 25-01-05 8.25.PD

Festivali “Surva” me kukerët do të vizitojë Sofjen më 5 janar

Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na ringjall! Për të tretin vit radhazi, banorët e Sofjes dhe të ftuarit e kryeqytetit do të mund të..

botuar më 25-01-04 6.00.PD

Parashikimi i motit për 4 janarin 2025

Të shtunën në vendin tonë do të kalojë një front i ftohtë atmosferik me reshje. Në Bullgarinë Veriore reshjet do të jenë nga shiu dhe bora, në Rrafshin e Trakisë së Epërme dhe në Bullgarinë Lindore do të ketë reshje shiu, ndërsa në fushat e larta të..

botuar më 25-01-03 7.35.MD