Ditën e shtunë temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 dhe 1 gradë, për Sofje rreth 0.
Gjatë ditës vranësia do të jetë e ndryshueshme, nëpër pjesët e larta të maleve do të bjerë dëborë e dobët. Do të fryjë erë e matur veriperëndimore. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 3 deri në 8 gradë, në Sofje deri në 3.
Në bregdetin e Detit të Zi temperaturat e ujit të detit dhe maksimalet e tokës do të jenë pothuajse të njëjta 7-8 gradë.
Mbi male vranësia do të jetë e ndryshueshme. Në masivet e Bullgarisë Perëndimore do të bjerë borë e lehtë. Do të fryjë erë e fortë veriperëndimore mbi kreshtat. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë minus 1 gradë, në 2000 m minus 5.
Të dielën temperaturat minimale do të pësojnë rënie, ato ditore do të jenë të pandryshuara.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..