Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Maqedonia e Veriut liroi të dërguarin e saj special për Bullgarinë

Vllado Buçkovski

Më 10 janar në Sofje u mbajt Këshilli Konsultativ të Sigurimit Kombëtar, thirrur nga Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev. Në kuadrin e tij u diskutua pozita e vendit tonë ndaj integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Pjesëmarrësit vendosën, se dhënia e pëlqimit për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE të mos lidhet me afate, por me arritjen e rezultateve reale, përfshirë të drejtat e bullgarëve maqedonas.

Një ditë më vonë në prag të hyrjes në detyrë të qeverisë së re në Shkup, i dërguari special për Bullgarinë Vllado Buçkovski u lirua nga posti. Ish kryeministri i Maqedonisë (2004-2006) u emërua në këtë pozitë në fund të vitit 2020, për shkak të mungesës së ambasadorit maqedonas në Sofje. Para televizionit Telma, Buçkovski shpjegoi, se këtu e tutje bisedimet do të zhvillohen nga pesë grupe të punës midis dy ministrive të jashtme – një format i propozuar fillimisht nga Kryeministri bullgar Kirill Petkov. Para Radios Kombëtare Bullgare eurodeputeti bullgar Illhan Kjuçuk, raportues për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian prognozoi se “qeveria në Shkup do të kërkojë një komunikim më të drejtpërdrejtë me autoritetet bullgare”.

ShBA-ja mbështesin “Ballkanin e Hapur” por me kusht

Gabriell Eskobar

Nuk është e mundur që “Ballkani i Hapur” të jetë një iniciativë efektive pa pjesëmarrjen e të gjitha shteteve të rajonit, tha i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriell Eskobar. Në një intervistë për Radion "Zëri i Amerikës" diplomati u bëri thirrje liderëve në rajon të fokusohen në pajtimin multietnik. Ai përmendi dy kushte me të cilat Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin iniciativën – t’u përmbahet standardeve të Berlinit të përcaktuara nga BE-ja dhe të jetë e hapur për të gjitha vendet e rajonit, përfshirë Kosovën.

Më 22 dhjetor 2021, Ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli në Facebook se Kosova duhet të kërkojë garanci nga Uashingtoni, Brukseli dhe Tirana se “Ballkani i Hapur” do të jetë i hapur për të gjithë, në të mirë të biznesit dhe qytetarëve.

Novi Sad është Kryeqyteti Evropian i Kulturës gjatë vitit 2022

Qyteti Serb Novi Sad tashmë është Kryeqyteti Evropian i Kulturës bashkë me qytetet Kaunas (Lituani) dhe Esch-sur-Alzette (Luksemburg). “Nuk ka qytet që e meriton më shumë këtë titull dhe që ka më shumë potencial se Novi Sadi për të ngritur lart flamurin evropian të rinisë dhe kulturës”, tha kryeministrja Ana Bërnabiç në ceremoninë e dorëzimit të titullit në godinën e Teatrit Kombëtar në Novi Sad.

Kryeqyteti i Vojvodinës Novi Sad është qyteti i dytë për nga madhësia në Serbi, i shtrirë në mënyrë piktoreske përgjatë dy brigjeve të lumit Danub. Ai u themelua në vitin 1694.

Autoritetet në Greqi zgjatën të gjitha kufizimet Covid

Autoritetet në Greqi zgjatën me një javë – deri më 24 janar, të gjitha kufizimet e imponuara për shkak të pandemisë së koronavirusit. Mbetet në fuqi edhe urdhri për hyrje në Greqi me një test negativ edhe për të vaksinuarit. Në testimin ditor të nxënësve vazhdon të regjistrohet një përqindje e madhe e të infektuarve. Më se 5000 mësues janë të sëmurë ose nën karantinë.

Për shkak të aktivitetit të fortë të variantit Omikron repartet intensive janë plotësisht të zëna, ndërsa mjekët për më shumë se dy muaj punojnë pa ditë pushimi, transmetoi korrespondentja e BNR-së Katja Peeva.

Akuzojnë Komisionerin e Zgjerimit se negocion ndarjen e Bosnjë e Hercegovinës

Oliver Varhej

Komisioneri Evropian për Zgjerimin Oliver Varhej negocion haptazi me liderin serb të Bosnjës Millorad Dodik për ndarjen e mundshme të Bosnjë e Hercegovinës. Kjo thuhet në një letër të hapur të një grupi të deputetëve evropianë shkruar me iniciativë të hungarezes Katalin Çe nga “Rinovo Evropën”, transmetoi nga Brukseli korrespondentja e BNR-së Angelina Piskova. Autorët e letrës iu referohen një dokumenti të dalë në pah të nënshkruar nga Përfaqësuesi i Përhershëm i BE-së në Sarajevë, Johan Zatler. Në të vihet në dukje se Varhej dhe Dodik ranë dakord për një datë për një sesion të posaçëm të parlamentit të Republikës Srëpska në nëntor. Të dy ranë dakord gjithashtu për një moratorium 6-mujor mbi miratimin e një ligji mbi tërheqjen e njëanshme të Republika Srëpska nga institucionet shtetërore. Bëhet fjalë për formimin e ushtrisë së veçantë, sistemit gjyqësor dhe tatimor të Republikës Srëpska. Komisioni Evropian tha se e mori letrën e eurodeputetëve dhe se do të japë përgjigje.

Përpilues: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: telma.com.mk, Skype, Twitter, BGNES

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..

botuar më 24-11-30 8.30.PD

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD
 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD