A është e mundur që në fillim të vitit 2022 të gjendeni në shoqërinë e figurave historike si Princi Aleksandër Batenberg, revolucionari bullgar Panajot Vollov dhe mjeshtri i madh i ndërtimit Koljo Fiçeto? Përgjigja është pozitive.
Qendra Artistike e sapondërtuar në qytetin Bjalla është një nga të parët tek ne, e cila prezanton një ekspozitë muze me gjashtë figura prej dylli të personaliteteve të njohura, të lidhura me të kaluarën e qytetit. Qendra përfshin akoma një sallon të vatrës së kulturës, art-kafe dhe 3D sallon-kinemaje, kurse dy të tretat e parave për ndërtimin janë të mbledhura nga banuesit vendas përmes organizimit të pazareve të bamirësisë dhe koncerteve. “E gjithë popullsia vendase e mbështeti idenë e ndërtimit të një hapësire të tillë kulturore”, thotë kryetari i bashkisë i qytetit Bjalla - Dimitër Sllavov. Për Radion Kombëtare Bullgare ai tregoi sesi bashkia ka blerë vet godinën -“dikur kopshti më i mirë për fëmijët, ndërsa sot e rrënuar, e cenuar, e fyer” dhe kanë vendosur ta kthejnë në një qendër për njerëzit, e cila të bashkojë të kaluarën, të tanishmen dhe të ardhmen.
“Çdo gjë nis nga historia e pasur e qytetit Bjalla. Nëse e nxjerrim këtë pjesë - që nga fillimi i ndërtimit të urës nga mjeshtri Koljo Fiçeto gjatë vitit 1865 deri në vitin 1878, për 12-13 vjet ndodhën kaq shumë ngjarje! Ura, me të gjitha elementet arkitekturore në të, përkufizohet nga shumë njerëz si pjesë nga fillimi i periudhës të Rilindjes. Gjëja më e vlefshme që ne ofrojmë për vizitorët janë figurat kombëtare dylli të lidhura me Bjala, të njohura për të gjithë”, thotë Dimitër Slavov.
Ekspozita e muzeut përfshin 6 figura plastike të portretit. Një prej tyre është e baroneshës ruse Julia Vrevskaja, e cila është përfshirë si vullnetare në Luftën Ruso-Turke nga periudha e viteve 1877-1878 dhe e cila ka vdekur pikërisht në qytetin Bjalla. Emrin e saj e mban spitali vendas, meqenëse ajo vet ka qenë infermiere gjatë kohës se veprimeve ushtarake. Shkrimtari Viktor Jugo thotë se, Julia Vrevskaja është “Trëndafili i Rusisë i këputur në tokën bullgare”. Kuptohet se, marrin pjesë figurat e mjeshtrit Koljo Fiçeto i cili ndërtoi urën në afërsi të qytetit, të Perandorit rus Aleksandër i II, të revolucionarit Panajot Vollov dhe të princit Aleksandër Batenberg, i cili në moshën 20 vjeçare mori në qytetin Bjalla urdhrin e tij të parë nga Perandori rus Aleksandri II. Figura e gjashtë është e poetit Petko Raçov Sllavejkov, i cili mezi 18 vjeç filloi të japë mësime në shkollën e qytetit Bjalla.
Dhe nëse në vetëdijen tuaj menjëherë paraqitet një analogji me muzeun e njohur të “Madam Tjusos” në Londër, sipas Kryetarit të Bashkisë Dimitër Sllavov figurat prej dylli, të cilat i kemi parë në muzetë e huaja “nuk mund të prekin kaq sa këto të cilat janë të lidhura me historinë tonë bullgare.”Vet figurat janë të punuara nga skulptori i Tërnovos Boris Borisov dhe ekipi i tij. Ku për çdo një prej tyre ishin të nevojshme midis dy dhe tre muaj.
“Vet tematika është shumë afër meje. Të bëhet një portret i Koljo Fiçeto, i Panajot Vollovit është një sfidë e vërtetë. Punimi fillestar është prej balte, pas së cilës duhet të përshtatet veshja, lëvizja e figurës, gjendja e saj. Kjo është një sfidë për një skulptor - të mund të gjejë ndikimin e mirë të figurës mbi publikun”, thotë mjeshtri Boris Borisov. Më emocionues për të ishte punimi pikërisht mbi figurën e Koljo Fiçeto, i cili me njërën dorë prek urën pranë qytetit Bjalla. Borisov gjen dhe shenjë në faktin se, vet mjeshtri rilindës i ka bërë maketet e tij fillestare pikërisht prej dylli. Dhe sikurse të gjithë ne duhet të rikujtojmë fjalët e ustait Koljo Fiçeto: “Midis jush mos ndërtoni kaq shumë porta të cilat tu ndajnë, por më tepër ura - të cilat tu bashkojnë!”
Përpiloi: Vesella Krësteva/ në bazë të intervistave të Asja Pençevës, korrespondente e BNR në Ruse/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, Twitter/RusCons_Ruse, byala.bg
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..