Kryeministri Kirill Petkov bisedoi me përfaqësues të partisë “Vëzrazhdane”, mësoi Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) nga burimet e saj. Në mesin e tyre janë nënkryetarët e partisë - Conço Ganev dhe avokati Petër Petrov, si dhe Doc. Atanas Mangërov, në cilësinë e ekspertit shëndetësor.
Takimi u zhvillua pasi Petkovi dha test negativ PCR. Deri më sot ai ishte në izolim për shkak të rezultatit pozitiv për Covid-19 të Kryeparlamentarit Nikolla Minçev të dhënë pas Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare tek Presidentit të hënën.
Në takim, “Vëzrazhdane” ka kërkuar që të hiqen menjëherë testet për Covid për nxënësit, por Petkov ka refuzuar. Ai ka refuzuar dhe kërkesën tjetër të tyre – anulimin e certifikatës së gjelbër. Ganev njoftoi se është vendosur që të formohet një grup pune në këtë lëmë prej ekspertësh, mbështetësish dhe kundërshtarësh të masave Covid.
Me 128 vota "pro", 56 "kundër" dhe 6 "abstenime", Asambleja Kombëtare zgjodhi Kryetaren e Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorit, Maria Filipova, si Zëvendës Avokate të Popullit të Republikës së Bullgarisë. Filipova mori mbështetjen e deputetëve nga..
Qeveria miratoi ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura. Ndryshimet parashikojnë vendosjen e lëndës "Çështjet Ushtarake dhe Mbrojtjen" në kolegjet profesionale, të barazuar për studentët e kolegjit me kompetencat e..
“Ju faleminderit që vendosët të qëndroni në Bullgari.” Kështu u shpreh kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë ceremonisë së shpalljes zyrtare të gjeneratës së re të bursistëve në programin EXPLORER të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë..
Dëmshpërblimi për papunësi në Sofje është më i lartë se paga minimale në vend. Ajo është mesatarisht 1133 leva dhe është më e larta në të gjithë vendin –..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18°, në Sofje – 15°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, me vranësira të..
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Mal të Zi, Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov zbuloi një bust-monument të Princit Aleksandër I të Bullgarisë në..