Kryeministri Kirill Petkov bisedoi me përfaqësues të partisë “Vëzrazhdane”, mësoi Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) nga burimet e saj. Në mesin e tyre janë nënkryetarët e partisë - Conço Ganev dhe avokati Petër Petrov, si dhe Doc. Atanas Mangërov, në cilësinë e ekspertit shëndetësor.
Takimi u zhvillua pasi Petkovi dha test negativ PCR. Deri më sot ai ishte në izolim për shkak të rezultatit pozitiv për Covid-19 të Kryeparlamentarit Nikolla Minçev të dhënë pas Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare tek Presidentit të hënën.
Në takim, “Vëzrazhdane” ka kërkuar që të hiqen menjëherë testet për Covid për nxënësit, por Petkov ka refuzuar. Ai ka refuzuar dhe kërkesën tjetër të tyre – anulimin e certifikatës së gjelbër. Ganev njoftoi se është vendosur që të formohet një grup pune në këtë lëmë prej ekspertësh, mbështetësish dhe kundërshtarësh të masave Covid.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..