Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për optimizmin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kirill Petkov dhe Dimitër Kovaçevski në Shkup
Foto: EPA/BGNES

Takimi midis kryeministrave bullgar dhe maqedonas në Shkup më 18 janar filloi me një gjest të Maqedonisë së Veriut, i cili u ngadalësua për më shumë se dy vjet. Me kërkesë të Bullgarisë, në OKB u paraqit një saktësim maqedonas me shkrim, se emri i vendit për të cilin u ranë dakord palët në Marrëveshjen e Prespës midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, nuk ka të bëjë me pretendime territoriale ndaj pjesës bullgare të krahinës gjeografike Maqedoni, e cila gjithashtu shtrihet në veri të kufirit grek. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitër Kovaçevski theksoi: “Bullgaria pranoi të shfrytëzojë emrin e shkurtër Maqedoni të Veriut në vend të atij më të gjatë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Konfirmohet shprehimisht se dy emrat janë njësoj të vlefshëm dhe nuk i referohen integritetit territorial të Bullgarisë.”

Kryeministri bullgar Kirill Petkov dëshiron ta shohë të realizuar gjerë në fund Marrëveshjen e Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë, nënshkruar në vitin 2017. Kjo do të realizohet nëpërmjet krijimit të pesë grupeve të përbashkëta të punës më 25 janar në Sofje, të cilat deri në vitin 2029 do të mbështetin dhe do të monitorojnë zbatimin e projekteve të përcaktuara. Ndër ta është edhe ndërtimi i hekurudhës midis Shkupit dhe Sofjes, e cila vonon më se 140 vjet. “Është e paimagjinueshme që të jemi në shekullin e 21-të dhe të mos kemi një hekurudhë midis dy kryeqyteteve. Kjo duhet të mbetet si një shembull  për keqmenaxhimin e dy infrastrukturave tona, i cili duhet të përfundojë”, theksoi Petkov.

“Hapi i qeverisë bullgare do të luajë një rol, deri diku edukativ - ata do të kuptojnë se me çfarë subjekt kanë të bëjnë dhe pastaj mund të gjenden rrugët e vërteta. Tani është e gjitha në fushën e romancës për mendimin tim.” Kështu e komentoi vizitën e delegacionit qeveritar bullgar në Shkup Ivan Nikollov, Drejtor dhe Botues i Revistës “Bullgaria Maqedonia”. Ai sheh një evolucion edhe në mediat maqedonase në temën e marrëdhënieve dypalëshe, sepse janë të ftuar bashkëbisedues të ndryshëm, thuhen gjëra që më parë ishin tabu për t’u diskutuar. A është interpretimi i zbatimit të Marrëveshjes nga viti 2017 problemi kryesor me datën e sotme?

Ivan Nikollov

“Në diskutimin e problemeve midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, ne devijojmë nga shkaqet kryesore. Një problem nuk mund të zgjidhet pa ditur gjenezën e tij dhe se si u zhvillua. Duhet të themi, se në kohën e kryeministrave Ivan Kostov dhe Ljubço Georgievski u nënshkruan më shumë marrëveshje, diku mbi 50 kontrata dhe marrëveshje. Por në fund të fundit muri  në të cilin përballet çdo dëshirë bullgare për të përmirësuar marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë së Veriut është shumë i trashë.”

Pas takimit në Shkup Kryeministri Kirill Petkov lajmëroi, se do të mbajë kontakte personale me homologun e tij maqedonas për të kapërcyer problemet e lidhura me gjuhën e urrejtjes midis dy shteteve.

“Gjuha e urrejtjes vjen nga politika e imponuar që nga koha e Titos e më tej. Mendoj se është një tezë shumë e përshtatshme për të zëvendësuar problemin politik me një problem historik. Ne nuk e mohojmë identitetin e tyre i cili daton nga viti 1944, por se si u imponua është një çështje më vete. Ata janë një komb politik, i cili lindi në kushte të caktuara ideologjike dhe gjeopolitike. Por ata duan të transferojnë identitetin e tyre edhe te njerëzit që prej kohësh nuk janë më në këtë botë dhe që u deklaruan 100 herë si bullgarë - rilindës dhe revolucionarë” – thekson Ivan Nikollov.

Pas bisedimeve me delegacionin bullgar Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski në një intervistë televizive përshkroi kryeministrin bullgar si një nga optimistët më të mëdhenj që ka parë ndonjëherë. Ivan Nikollov gjithashtu e vlerëson pozitivisht situatën. Ai është i bindur, se në kuadrin e punës së grupeve të reja të parashikuara dypalëshe, kryeministri dhe ekipi i tij do të kuptojnë thelbin e problemeve midis Sofjes dhe Shkupit dhe “në se ata e kanë të njëjtin entuziazëm, atëherë do të jenë në gjendje të vlerësojnë në mënyrë realiste çfarë mund të arrihet”.

“Në përgjithësi jam i bindur, se gjithsesi do të ketë një evolucion në Maqedoninë e Veriut, sepse po vijnë gjenerata të reja. Ata të cilët e krijuan librat e tyre të trashë po largohen një nga një. Tashmë në kushtet e reja besoj se do të ketë një proces. Ai do të jetë shumë i vështirë, i dhimbshëm, i ngadaltë dhe ne duhet të gjejmë mjetet për të ndikuar në të.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: EPA/BGNES, Ivo Ivanov




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD
Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD